Covid-19 le në pritje pacientët me sëmundje tjera

    Situata me koronavirusin ka lënë në pritje pacientët që kanë nevojë për trajtime spitalore. Me prioritet merren vetëm rastet urgjente. Në Klinikat për fëmijë në Shkup vërehen pak pacientë që marrin një shërbim ambulantor. Diferenca është e madhe ndërmjet trajtimeve që janë bërë për kontrolle të rregullta dhe atyre që janë marr në konsideratë me udhëzime prioritare.

    “Në Klinikën për fëmijë të Qendrës Universitare ‘Nënë Tereza’ janë realizuar rreth 4 mijë kontrolle mjekësore të rregullta përmes përcaktimit të ‘Termini im’. Ndërkaq, duke filluar nga 1 Janari deri më sot janë realizuar rreth 14 mijë intervenime urgjente për fëmijë, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në rastet e fundjavave, në turnin e II-të dhe të III-të, por edhe nëpër festat shtetërore.”

    Aktualisht, në Klinikën në Kozle janë të shtruar 30 pacientë të prekur me Kovid. Por asnjë fëmijë tjetër nuk është i shtrirë pasi transferohen në Klinikën e pediatrisë.

    Përveçse ekzaminimeve me kovid ne kemi edhe sistemin ‘Termini im’ ku çdo ditë nga dy mjek specialistë pediatër janë të angazhuar për t’ju bërë kontrollet në spitalin tonë. Ka një hyrje të posaçme të zonës së gjelbër për t’ju shmangur kontakteve me ata pozitivët kështu që mund të them rreth 8 termine zbaton një mjek. Numri është pak i reduktuar për shkak të situatës me kovidin”, tha Floriana Hoxha, Mjeke në “Kozle”.

    Prindërit që folën na rrëfyen se kanë ardhur për raste urgjente. Thanë fjalë të mirë për mjekët.

    “Ka dhimbje në stomak dhe e sollëm dje gjatë kujdestarisë dhe sot këtu jemi gjithë ditën që 9 mëngjesit.”

    “Kemi ardhur direkt këtu që nga mbrëmë jemi! Çfarë problemi kemi? Ka dhimbje të zorrës qorre!”

    “Kishte diçka temperaturë dhe prandaj erdhëm. Rritje të leukociteve prandaj erdhëm me prioritet”

    “Ka probleme me frymëmarrjen. A keni pritur shumë për termin? JO dje caktova sot erdha me urgjencë.”

    Që nga përhapja e pandemisë dhe riorganizimi i stafit mjekësor, Klinikat shtetërore punojnë me personel të reduktuar për shkak se janë të angazhuar në luftën me virusin korona./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nuk ka më pritje nëpër sportele, qytetarët do të mund t’i nxjerrin dokumentet e nevojshme nga gjykatat për disa minuta

    Lajmi i rradhës

    Drejtorët e rinj të spitalit të Tetovës emërohen në nëntor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë