Drejtorët e rinj të spitalit të Tetovës emërohen në nëntor

    Spitali i Tetovës duhet të emërojë drejtorë të ri në nëntor, pohon kryeministri Zoran Zaev. Dy drejtorët dhanë dorëheqjen pas zjarrit në qendrën modulare Covid, ku humbën jetën 14 persona që ishin në objekt. Shkarkimi dhe emërimi i drejtuesve të ri u ndërpre për shkak të zgjedhjeve dhe ndalesa të ndërmerren lëvizjeve të tilla në ciklin zgjedhor. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendësi i tij Ilir Hasani shpëtuan nga përgjegjësia për rastin tragjik, pasi prokuroria njoftoi se shkak i zjarrit ishte kabllo shtesë në të cilën ishin lidhur një defibrilator dhe një celular.

    “Vetë mënyra e paraqitjes së dorëheqjes së dy drejtorëve të spitalit të Tetovës, me sa jam i informuar, është e parevokueshme. Ju e dini që Kodi Zgjedhor ndalon emërimin e personave gjatë zgjedhjeve. Pres që drejtuesit e rinj të emërohen në nëntor, një muaj pas zgjedhjeve, raundi i dytë përfundon më 31 tetor”- deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Covid-19 le në pritje pacientët me sëmundje tjera

    Lajmi i rradhës

    Gjimnazistët e Tetovës në orë mësimore “si mysafir”, nuk kanë libra dhe detyrohen të mësojnë nëpërmjet dispensave

    Lajme tjera

    DJ KOMUNIST

    Arlind Farizi Ngjashëm si muzikë Techno është politika në Maqedoni. Diçka mes zhurmës dhe bërtitjeve; diçka mes krrokamës…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë