Çudia e radhës në Maqedoni – Rikonstruohet objekti i shkollës, nxënësve u rrezikohet jeta!

    Një derë e çmontuar dhe e kthyer mbrapsht dhe një letër e bardhë ku shkruan “Kujdes! Kryerja e punimeve të ndërtimit”, janë të vetmet gjëra që paralajmërojnë nxënësit dhe mësimdhënësit se ka nisur rikonstruimi i shkollën fillore të fshatit Zhitoshë të Komunës së Dollnenit.

    Paralelisht me punimet ndërtimore zhvillohet edhe procesi mësimor duke rrezikuar jetën e nxënësve të cilët kalojnë pranë rrënojave.

    Nxënësit thonë se detyrohen të mësojnë mes pluhurit, të ftohtit, erës së paduruesheme dhe zhurmës së lartë. Në momentin që makinat gërryejnë poshtë klasave të tyre zëri i mësimdhënësve thuajse fare nuk dëgjohet

    “Shumë zhurmë, kur ishim në orë shumë zhurmë. Na pengon në mësim. Shumë erë e keqe, shumë pluhur ka”, tha një nxënëse.

    “Çka ju pengon derisa punohet? Pluhuri. Bëhet shumë pluhur? Po, bëhet. Nuk zbresim poshtë kur ka shumë pluhur”, u shpreh një nxënës tjetër.

    “Është shumë keq, e papastër është shkolla. Çka vëreni më shumë, në banka e karrike? Pluhur. Nuk është mirë se edhe rrobat na përlyhen. Po e pastroni vet bankën? Po, marrim letër dhe e fshijmë. Po zhurma? Edhe zhurma na pengon”, theksoi një nxënëse.

    “Më herët kur mbanim orë, poshtë punonin por ne këtu nuk mundeshim të mbajmë orë. Arsimtarit I thamë se ne kur vijmë për mëngjes shumë ftoht është këtu, shkojmë poshtë të ngrohemi”, tha një nxënëse.

    “Punimet për rikonstruimin e shkollës fillore “Lirika” të fshatit Zhitoshë të Komunës së Dollnenit kanë nisur më 24 janar, vetëm dy ditë pasi ka nisur gjysmëvjetori i dytë i shkollës. Drejtori i shkollës në fjalë, Besnik Jusufi nuk e pa të arsyeshme të kthehet në këtë objekt dhe të bisedoj bashkë me ne për të sqaruar se pse këto punime u lanë pikërisht kur nxënësit filluan me mësim dhe nëse i njëjti ka bërë një kërkesë që mësimi të zhvillohet online derisa punimet të zhvillohen në shkollë”, raporton gazetarja e Alsat, Melihate Rustemi.

    Për mësim online shprehen edhe nxënësit, pavarësisht që mësimi në këtë formë nuk cilësinë e duhur.

    “Mësimet vazhdojnë normalisht veç se ka shumë pluhur, na pengon, për shëndetin është keq. Do të ishte më mir online se sa kështu, ka shumë pluhur, na pengon, kemi problem me frymëmarrjen”, tha një nxënëse.

    “Për disa ditë më mirë në mësim online”, u shpreh një nxënëse.

    Disa orë pas largimit të ekipit të Alsat nga shkolla në fjalë, drejtori i shkollës na tha përmes telefonit se në Ministrinë e Arsimit më 1 shkurt ka dorëzuar kërkesë për zhvillim të mësimit online por akoma nuk ka përgjigje.

    Përgjigje nuk morëm as nga Ministria e Arsimit. Nga shkolla pa përgjigje edhe në pyetjen se si kanë pranuar rikonstruimin e shkollës në prani të nxënësve duke rrezikuar jetën e tyre nga realizimi i punimeve.

    Lajmi Paraprak

    Ku shkuan 5 milionë denarët që Fondi për Inovacione ia dha Drin Ahmetit?

    Lajmi i rradhës

    PËRÇARJA E ASh-së / Taravari: kjo është lojë e BDI-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë