PËRÇARJA E ASh-së / Taravari: kjo është lojë e BDI-së

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari / Fotografia: Nistori

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët gjatë intervistës së tij në Alsat sonte ka thënë se nuk do të habitej nëse kampi i Ziadin Selës nesër do ta shkarkonte. Për të më shkarkuar u duhen 2/3 e votave, por kjo mund të ndodhë, tha ai. Megjithatë, Taravari ka theksuar se kjo nuk do të ndryshojë asgjë sa i përket vendosmërisë së votuesve për ndryshime në skenën politike në kampin shqiptar.

    “Le ta përpunojnë skenarin e tyre, për të cilin tashmë besoj qartë se është lojë e BDI-së. Lërini të marrin një vendim. Për të shkarkuar kryetarin e partisë u duhen 2/3 e votave, por edhe mund të ndodhë. Kam informacione se mund të insistohet që të shkarkohem, por kjo nuk ndryshon asgjë. Mendoj se votuesit e Aleancës për Shqiptarët, simpatizantët dhe anëtarët e sinqertë të Aleancës për Shqiptarët janë me anën që do ta udhëheqë betejën finale kundër BDI-së. Besimi në gjykata është shumë i ulët, por sidoqoftë unë do të respektoj çdo vendim gjykate”, deklaroi Taravari.

    Sipas tij, partinë e bën populli e jo zyrat dhe makinat e partisë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çudia e radhës në Maqedoni – Rikonstruohet objekti i shkollës, nxënësve u rrezikohet jeta!

    Lajmi i rradhës

    Kallëzim penal për një polic që ushtroi dhunë të paautorizuar ndaj një qytetari

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë