Dainov: Vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut është marrëzi e VMRO-së

    Profesori bullgar Evgenii Dainov në Click Plus në TV21 veton e Bullgarisë ndaj procesin negociues të Maqedonisë me BE-në e quajti marrëzi të partisë VMRO në Bullgari. Dainov tha se ky veprim u bë për vota dhe pikë politike.

    “Të gjitha këto informacione, të gjithë agjentët, dhe vetoja është një marrëzi e pastër bullgare, është marrëzi e VMRO-së. E theksoj që VMRO është parti bullgare edhe pse quhet Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase, që është budallallëk, është parti bullgare që ka qenë në koalicion me GERB-in në vitin 2019 dhe kur VMRO i pa hulumtimet sociologjike e kuptoi që nuk do të mund të futet në Kuvend, VMRO-ja vendosi të bëjë histeri nacionaliste, për të mbledhur pak vota”, tha Dainov.

    Nga ana tjetër eurodeputeti Illhan Quçuk tha se në raportet e tij si përfaqësues në Parlamentin Evropian gjithmonë ka dhënë mbështetje që të hapen negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.

    Ai komentoi mundësinë që çështja historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të bëhet pjesë e kornizës negociuese të për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Quçuk tha se asnjëherë nuk ka pasur një praksë të tillë në BE. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Brenga e vetme e VMRO-DPMNE-së janë zgjedhjet e parakohshme

    Lajmi i rradhës

    LSDM: Gjashtë nga shtatë të dyshuarit në “Parcela kriminale” janë në lidhje me VMRO-DPMNE-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë