Brenga e vetme e VMRO-DPMNE-së janë zgjedhjet e parakohshme

    LSDM-ja e vlerëson si jo serioze kërkesën e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas nënkryetarit të kësaj partie Pero Kostadinov në momentin kur shteti po përballet me zgjidhjen e çështjeve thelbësore shtetërore si dhe në kohën e krizave botërore, zgjedhjet e parakohshme nuk paraqesin zgjidhje, përkundrazi zvarritje të proceseve.

    “Në momentin e zgjidhjes së çështjeve të rëndësishme dhe thelbësore shtetërore, sepse në mandatin që ne e kemi për momentin e dimë se shumica e krizave janë botërore, nuk janë të shkaktuara nga Qeveria, përkundrazi qeveria ka treguar aktivitet dhe masa serioze të cilat sjellin rezultate plotësuese në ballafaqimin me ato kriza. Sipas meje momenti dhe qëllimin që ka vendosur VMRO-DPMNE-ja, për zgjedhje të parakohshme mendoj se shumë shpejtë do ta kuptojnë se është i gabueshëm…Kërkesa për zgjedhje është kushtëzuese, atë e dimë të gjithë, ndërsa ata me veprat dhe veprimet e tyre në çdo moment të aktivitetit të tyre politik mund të tregojnë se çka ofrojnë në fushën e ballafaqimit të krizave, me të cilat për momentin po ballafaqohemi jo vetëm ne por edhe Evropa e bota ”, tha Perso Kostadinov, nënkryetar i LSDM-së. 

    Deputetët të mos i helmojnë qytetarët me pazarllëqe politike për interesa partiake

    Kostadinov apeloi deri te të gjithë të zgjedhurit e popullit që të jenë në krye të detyrës dhe të mos helmojnë qytetarët me pazarllëqe politike për interesa të ngushta partiake por përkundrazi të ofrojnë për qytetarët progres real.

    “Të gjithë deputetët duhet të jenë në krye të detyrës, nuk duhet të lejohet që të ndodh devalvim i funksionit deputet në këtë shoqëri. Andaj vlerësoj se në këtë moment, në këtë gjendje duhet secili i zgjedhur i popullit të jetë në krye të detyrës në Kuvend. I përfshijë këtu të gjithë deputetët edhe të opozitës edhe të pushtetit. Sepse në rast se kthehemi në të kaluarën, kemi parë shumë fotografi të pahijshme, andaj duhet të gjithë të jemi në nivel dhe të diskutojmë, ashtu siç po diskutojmë në mënyrë të civilizuar dhe qytetarëve t’ju ofrojmë progres real. Nuk guxojmë qytetarët t’i helmojmë me pazarllëqe pulitke për interesa të ngushta partiake ”, tha nënkryetari i LSDM-së Pero Kostadinov, megjithatë i menjëhershëm ishte reagimi i nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski i cili pyeti në mënyrë të drejtpërdrejtë se me çfarë të drejte Talat Xhaferi i mbyll në sallë deputetët.

    Lajmi Paraprak

    “Në rast se bie Talat Xhaferi, bie Qeveria”

    Lajmi i rradhës

    Dainov: Vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut është marrëzi e VMRO-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë