Dalipi: Popullata është vetëdijësuar për tumoret dhe me kohë paraqiten te mjeku

    Ne emisionin “ Pasqyra e Shëndetiti” në Alsat, Rezart Dalipi, specialist ortoped subspecialist traumotolog, tha se në 10 vitet e fundit tumoret janë më të shpeshta në popullatë.

    “Në vendin tonë edhe pse jemi me popullatë jo shumë të madhe por, në ditët e sodit sidomos në 10 vitet e fundit tumoret janë më të shpeshtë në popullatën tonë qofshin ato tumore të sistemit osteo-muskularë, qofshin ato benigne, maligne ose metastaza që bëhen nëpër eshtra”, tha Dalipi.

    Ai theksoi se vetëdija te popullata është shumë më e madhe, pasi sapo t’u shfaqen shenjat e para të tumorit ata drejtohen menjëherë tek mjeku amë dhe pastaj në specialist.

    “Kohëve të fundit është rritur vetëdija te pacientët prandaj paraqiten me kohë te mjeku amë por pastaj edhe te specialistë, prandaj mundemi të themi se tumoret te eshtrat apo muskujt i kapim në kohë shumë të hershme për shkak se me paraqitjen e simptomave të para të tumorit, edhe pacientët kërkojnë këshillën apo drejtohen te mjeku, dhe kështu ne i kapim në një fazë shumë më të hershme tumoret”, shtoi Dalipi. 

    Lajmi Paraprak

    DITA E MËSUESIT | “Politika të mos përzihet në organizimin e arsimit, politika të jetë jashtë arsimit”

    Lajmi i rradhës

    Mijallkovit i është vjetërsuar njëra nga veprat penale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë