Mijallkovit i është vjetërsuar njëra nga veprat penale

    Në seancën e sotme të Gjykatës së Apelit, për rastin “Target-Fortesa”, prokurori i lartë Elvin Veli, ka theksuar se aktgjykimi i shkallës së parë për përgjimet masive në DSK është i qartë dhe preciz.  Ai theksoi edhe se ndaj të akuzuarit Sasho Mijalkov duhet të ndërpritet ndjekja penale për një nga veprat penale për të cilat po ndiqet, për shkak të vjetërsimit absolut.

    Konkretisht, Mijalkov është ndjekur penalisht për tri vepra penale, përkatësisht për “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” për të cilat është dënuar me 5 vjet burgim, për “shoqatë kriminale” me 5 vjet burgim, si dhe për “marrje të shpërblimit për veprim të kundërligjshëm me 3 vjet burg. Ai mori dënimin maksimal të parashikuar për secilën vepër, ose dënim për të tria veprat prej 12 vitesh.

    Por në shkurt të vitit të kaluar, u vjetërsua vepra e fundit, “Marrje shpërblimi për veprim të kundërligjshëm”. Në seancën e sotme u konstatua sërish vjetërsia.

    Lajmi Paraprak

    Dalipi: Popullata është vetëdijësuar për tumoret dhe me kohë paraqiten te mjeku

    Lajmi i rradhës

    Çmimet e derivateve të naftës me rritjen më të madhe deri më tani – nuk dihet si do të jetë epilogu!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë