DITA E MËSUESIT | “Politika të mos përzihet në organizimin e arsimit, politika të jetë jashtë arsimit”

    Xheladin Murati/Fotografia: Veron Luma

    Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art – Tetovë në bashkëpunim me Komunën e Tetovës, në vigjilje të 7 marsit – Ditës së Mësuesit kanë organizuar tryezë të rrumbullakët akademike “Cilësia në arsim dhe perspektiva e shkollës shqipe në Mileniumin e tretë”, njofton Nistori.

    Panelistët u pajtuan që të gjitha vlerësimet dhe idetë që do të nxirren nga diksutimi, t’u dorëzohen institucioneve arsimore, me qëllim që MASh të ndërmerr gjithçka në cilësinë e arsimit.

    Sipas Kasamit, rezultatet e PISA janë të dhimbshme për të gjithë vendin, me ç’rast ai u zotua se sektori i Arsimit në komunë do të ndërmerr gjithçka në përmirësimin e nivelit të arsimit.

    “Problemi i arsimit në Tetovë në Maqedoninë e Veriut nuk është vetëm në aspekin e objektit, por ka të bëjë edhe me ambientin që duhet të ndërtojmë bashkërisht. Ka të bëjë edhe me stafin që angazhohet aty, me librat që mësojnë nxënësit, aktivitet shtesë që duhet të organizohen, me qëllim që nxënësit sa më shumë të angazhohen me aktivitet arsimore, shkencore dhe kulturore. Ne si institucion do të japim angazhim maksima, që shkollat e Tetovës të jenë ndër shkollat më të mira”, deklaroi Kasami.

    Sipas profesorit universitar Zeqir Kadriu, cilësia e arsimit është në gjendje të mjerueshme edhe pse MASh udhëhiqet nga ministra shqiptarë, por politizimi ka ndikuar në uljen e cilësisë.

    “Për fat të keq ministria e Arsimit është udhëhequr nga ministra shqiptarë dhe shumë pak është punuar në këtë drejtim sepse shkolla jonë do të duhet të ishte me një nivel më të lartë sot. Do të duhet të ishte në piedestalin më të lartë pasi e meriton një shkollë shqipe. Dhe ne i shohim vetë që kuadrot edhe në institucione, zgjidhje në mënyrë të dirigjuar partiake edhe kjo nuk i bën mirë arsimit shqip”, tha profesori Zeqir Kadriu.

    Profesori universitar Hasan Jashari pyet sa shkollat tona shqipe në RMV i përmbush potencialet e fëmijëve dhe sa janë shkollat në hap me kohën.

    “Ne të gjithë besojmë se janë pesë elemente thelbësore të favorshme për mësim: roli i mësuesit, nxënësit duhet të kenë qasje në aktivitetet praktike – gjë që shkollat tona janë të varfura në këtë aspekt, studentë duhet të kenë zgjedhje – alternativa, studentëve/nxënësve u nevojitet mundësia për të praktikuar aftësitë e tyre në një mjedis të sigurt dhe teknologjia duhet të përfshihet gjithnjë e më shumë në mësimdhënie”, deklaron Jashari.

    Veterani i arsimit, Xheladin Murati tha cilësia e arsimit ndodh për shkak të mungesës së teksteve shkollore, hapja e universiteteve jo-lojale, reformat e shumta, si dhe obligueshmëria për të shkuar në shkollë të mesme.

    “Vetë fakti se në arsim bëhen shumë reforma edhe eksperimentohet me nxënësit, është njëri nga faktorët që e ulë cilësinë. Mungesa e teksteve cilësore është faktori i dytë, zhvillimi i rrjetit shkollor është faktori tretë, faktori katër është ngritja e shkollës së mesme në shkollë të domosdoshme të obligueshme e cila e ulë dukshëm cilësinë në arsim edhe sa më shumë që kemi universitete private aq me shumë cilësia në arsim bie, sepse atje nuk ka konkurrencë lojale për cilësi, por konkurrencë për jo cilësi. Ne flasim që politika të mos përzihet në arsim, politika të mos përzihet në organizimin e arsimit, politika të jetë jashtë arsimit, të behët departizimi i shkollës depolitizomi arsimit, por këtu në fakt ndodhën e kundërta , partizimi edhe politizimi arsimit është skajshmërisht më e pranishme se çdo gjë tjetër dhe ka reflektime të sinqerta që ndikojnë në rënien e cilësisë në arsim”, shton Murati.

    Pjesëmarrës në tryezë kishte nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Osmani: Mesazhet ruse janë kërcënim klasik

    Lajmi i rradhës

    Dalipi: Popullata është vetëdijësuar për tumoret dhe me kohë paraqiten te mjeku

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë