DAP: Mbi 11 mijë punëtorë në Maqedoni mbetën pa rroga gjatë muajit mars

    Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska, në një konferencë për media zbuloi se muajin e kaluar 5.716 punëdhënës nuk kanë dorëzuar raport pagash M-PIN.

    “Në muajin mars janë regjistruar 69,156 punëdhënës me 555,161 të punësuar. Prej tyre 56.073 kanë paguar rrogat, ndërsa 5.716 punëdhënës për 11.612 punëtorë nuk kanë lëshuar paga për muajin e tretë të vitit”, tha Llukarevska.

    Afati i fundit për dorëzimin e raporteve të pagave M-PIN është 26.04.2023, ndërsa ata që nuk i kanë paguar rrogat do të përballen me paralajmërim, e më vonë me bllokim të llogarisë së personit juridik.

    Lajmi Paraprak

    Zaev: Nëse veprojmë së bashku rajoni do të jetë shumë më i qëndrueshëm në sektorin e energjisë

    Lajmi i rradhës

    Një opsion i tretë politik në Maqedoni të Veriut

    Lajme tjera

    Gratë dhe paratë

    Kur bëhet fjala për të investuar para në fonde apo aksione, gratë shpesh druhen dhe ua lënë këtë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë