DAP shkel vazhdimisht të drejtat e punëtorëve!

    Sindikata e AOJGJSH, si nënshkruese e Marrëveshjes kolektive në Drejtorinë për të Ardhura Publike, ditë më parë tha përmes një komunikate ka reaguar në, siç thonë, shkeljen e vazhdueshme dhe serioze të të drejtave nga marrëdhënia e punës në këtë institucion.

    Sipas AOJGJSH, në këtë institucion një periudhë të gjatë kohe kufizohen të drejtat e të punësuarve me miratimin e akteve individuale të punëdhënësit, nuk zbatohen dispozitat ligjore dhe dispozitat e Marrëveshjes kolektive sidomos ato, që i përkasin mënyrës së llogarisë së pagës, shtesat e pagave dhe kompensimeve tjera nga marrëdhënie pune dhe bëhen risistemimet e përkohshme joligjore dhe të përhershme të të punësuarve.

    Nga Qeveria, Ministria e Financave dhe DAP kërkojnë caktimin dhe pagesën e shtesës së pagës prej 30 për qind edhe për punonjësit e DAP-it duke filluar nga janari i këtij viti dhe të harmonizohet llogaritja dhe pagesa e pagës, shtesave dhe pagave dhe zbatohet urgjentisht Marrëveshja kolektive.

    Sindikata kërkon gjithashtu që rregullimi i pagave të jetë në përputhje me rritjen e indeksit të shpenzimeve të jetesës në rastet kur ajo kalon 10 për qind krahasuar me muajin e kaluar, të njihet niveli i arsimimit të punonjësve dhe vendosja e përkohshme e punonjësit të ndalohen dhe të përdoren në rastet dhe në mënyrën e përcaktuar në përputhje me ligjin dhe me Marrëveshjen kolektive.

    Lajmi Paraprak

    Komuna e Tetovës e vonon organizimin e referendumit kundër lojërave të fatit

    Lajmi i rradhës

    Deponitë e egra në rajonin e Pollogut vazhdojnë të sfidojnë pushtetet lokale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë