Komuna e Tetovës e vonon organizimin e referendumit kundër lojërave të fatit

    *Arkiv

    Lëvizja Anti Bixhoz është kundër që të organizohet edhe një debat publik në këshillin e komunës së Tetovës për mbajtjen e referendumit për të larguar nga qyteti objektet e lojërave të fatit. Këto qëndrime janë bërë publike, pasi që edhe në seancën e fundit të këshillit të komunës së Tetovës nuk është vendosur në rend dite pika për organizimin e referendumit. Përderisa nga komuna e Tetovës thonë se do të duhet të mbahet edhe një debat publik në këshillin e komunës, nga Lëvizja Anti Bixhoz pohojnë se kanë përfunduar të gjitha takimet me këshilltarët dhe është mbajtur një debat ku konkluzat janë dorëzuar në komunën e Tetovës.

    “Ka vonesë të qëndrimeve të komunës rreth mbajtjes së referendumit. Ne para ca ditësh patëm takim me gjithë këshilltarët dhe hasën mirëkuptim nga gjitha partitë politike. Tani kemi lënë takim tjetër për caktimin e datës së referendumit. Nuk duhet mbajtur më debat publik pasi që Lëvizja Anti bixhoz e mbajti debatin dhe konkluzionet dhe qëndrimet i janë dorëzuar komunës dhe tani presim që këto të kalojnë në këshillin e komunës së Tetovës”, tha Jushi Emërllahu nga Lëvizja Anti Bixhoz.

    Nga komuna e Tetovës, thonë se do të duhet që edhe njëherë të ulen të diskutohen të gjitha mundësitë dhe hapat që do të ndërmerren për organizimin e referendumit. Një takim është lënë për më 20 maj.

    “Që të del me sukses qoftë procedura e referendumit apo nismës qytetare, e kemi lënë edhe një takim më 20 maj, gjithë palët bashkë që edhe një herë t`i diskutojmë gjitha mundësitë dhe hapat që do marrim. Komuna ka të drejtë ta realizoj por duke ditur historikun e zgjedhjeve deri më tani si kanë dalë zgjedhjet, ku asnjëherë nuk ka qenë mbi 50 për qind, ndërsa për të qenë i suksesshëm referendumi dalja duhet qenë mbi 50 për qind. Andaj kemi biseduar gjithë bashkë nëse do ia dalim të nxjerrim mbi 50 për qind të qytetarëve. Kështu që pasi të takohemi bashkë, ndoshta do bëjmë dhe një debat publik, ku do ftojmë gjitha palët që pasi të marrim një hap të tillë të del i suksesshëm”, tha Besar Durmishi, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës.

    Nga Lëvizja Anti Bixhoz kërkojnë që të mos ketë zhagitje për referendumin sepse gjatë verës mbajtja e tij do të mund të dështonte shkaku i pushimeve verore. Nga dita kur duhet që të kalojë në këshill pika për organizimin e referendumit e deri në mbajtjen e tij duhet të kalojnë jo më shumë se 45 ditë. Prandaj, edhe nga Lëvizja Anti Bixhoz kërkojnë që sa më shpejtë të jetë në rend dite kjo çështje, kurse për organizimin e referendumit sipas përllogaritjeve komuna duhet të ndajë një buxhet prej 6 milion denarëve.

    Ndërkaq, për nesër është paralajmëruar protestë kundër hapjes së një kazinoje në afërsi të shkollës në fshatin Siniçan, ndërsa kjo protestë është përkrahur edhe nga Lëvizja Anti Bixhoz. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Hipohidroza ose mungesa e djersës, cilat janë shkaqet dhe simptomat?

    Lajmi i rradhës

    DAP shkel vazhdimisht të drejtat e punëtorëve!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë