DASH: Ballkani t’i reduktojë pengesat tregtare, vendet të integrohen plotësisht në BE

    Liderët e Ballkanit duhet të reduktojnë pengesat tregtare dhe të ndërtojnë ekonomi të integruara në shërbim të qytetarëve. Apeli vjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) në një reagim për Zërin e Amerikës, për nismën Open Balkan, pjesë e së cilës janë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, por refuzohet nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja.

    Pyetjes se a e mbështet këtë nismë, DASH i është përgjigjur duke theksuar se “krijimi i një tregu të përbashkët rajonal, është esencial për tërheqjen e investimeve dhe rritjen ekonomike”

    Por DASH thekson të njëjtën gjë si Gjermania: Bashkëpunimi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të bazohet në rregullat dhe standardet e Bashkimit Evropian.

    “Ballkani Perëndimor vlerësohet si një rajon me potencial shumë të madh të pashfrytëzuar, që shfaqet edhe tek vizioni dhe përpjekjet e popujve të tij për të krijuar një rajon të begatë e të suksesshëm, të integruar plotësisht në Bashkimin Evropian”, cilësoi DASH.

    Pak ditë më parë një zëdhënës i qeverisë gjermane theksoi se “Çfarëdo bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është i dobishëm, por e rëndësishme është që të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjashtë vendet në rajon”.

    Këto qëndrime vijnë në një kohë kur mes Shqipërisë dhe Kosovës po shkëmbehen replika në lidhje me Open Balkan. Prishtina e cilëson të dëmshme këtë nisme, që sipas qeverisë Kurti është në interes të Serbisë.

    Lajmi Paraprak

    MPJ: Qytetarët të mos udhëtojnë për në Afganistan

    Lajmi i rradhës

    Xhaferi: Me Marrëveshjen e Ohrit e kemi transformuar shoqërinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë