MPJ: Qytetarët të mos udhëtojnë për në Afganistan

    MPJ  iu rekomandon qytetarëve të saj që për shkaqe sigurie të mos udhëtojnë për në Afganistan.

    “Për shkak të gjendjes së përkeqësuar të sigurisë dhe rritjes së intensitetit të veprimeve ushtarake në Republikën Islamike të Afganistanit, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut iu rekomandon të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të mos udhëtojnë për në Afganistan dhe nëse për momentin ndodhen në atë vend, të largohen sa më shpejtë, për shkak të sigurisë personale të tyre.

    Ministria e Punëve të Jashtme iu bën thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët gjenden në Republikën Islamike të Afganistanit që në rast të ndonjë nevoje urgjente për ndihmë, të paraqiten në numrin e telefonit në vijim: +389 75 273 732”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

    Lajmi Paraprak

    Simovski: Na duhen akoma regjistrues, konkursi është i hapur

    Lajmi i rradhës

    DASH: Ballkani t’i reduktojë pengesat tregtare, vendet të integrohen plotësisht në BE

    Lajme tjera

    RMV, ditë jo pune

    Ministria për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) njoftoi se në pajtim me Ligjin për festat, 8 shtatori (e…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë