DASh: Ndryshimet e fundit në Kodin Penal mund të groposin ambiciet e vendit

    Korrupsioni mund t’i groposë ambiciet strategjike të Maqedonisë së Veriut dhe demotivon partnerët strategjik në mbështetjen ndaj rrugës Euro-integruese.

    Ky vlerësim i Departamentit Amerikan të Shtetit i referohet ndryshimeve të fundit mbi Kodin Penal me të cilat veprat për “shpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “bashkëveprimi kriminal” tkurren në masa efektive, ndërsa shpërdorimi i fondeve publike abrogohet si dispozitë.

    DASh vlerëson se Maqedonia e Veriut duhet t’i përmbushë kriteret e premtuara në luftën kundër krimit të organizuar.

    “Inkurajojmë Maqedoninë e Veriut që t’i përmbushë premtimet e saj për luftën kundër korrupsionit. Liderët e Maqedonisë së Veriut patjetër të tregojnë rezultate të dëshmuar dhe të përforcojnë luftën kundër korrupsionit, pavarësisë institucionale dhe të ndalojnë ndërhyrjen politike posaçërisht në gjyqësor. Kjo është thelbësore për arritjen e qëllimit, anëtarësimit në BE dhe kthimin e besimit të qytetarëve tek pushteti”, thonë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

    Administrata e Joe Biden përsërit se mbështetja e tyre në luftën kundër krimit të organizuar mbetet prioritet.

    “Lufta kundër korrupsionit në nivel të Ballkanit Perëndimor është prioritet i administratës së Joe Biden. SHBA-të do të vazhdojnë t’i mbështesin Qeveritë, sektorin civil, mediat e pavarura dhe qytetarët në luftën kundër krimit të organizuar, çrrënjosjen e korrupsionit dhe rritjen e transparencës”, thonë tutje nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

    SHBA-të vlerëson se të gjithë ata që kanë gabuar në raport me ligjin duhet patjetër të përgjigjen para drejtësisë e posaçërisht për veprat që ndërlidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Tetovë: Prindërit e nxënësve në “Kirili dhe Metodi”, të frikësuar për sigurinë e fëmijëve

    Lajmi i rradhës

    Rruga nga Ohri në Shën Naum dhe këtë sezon turistik veror mbeti e ngushtë dhe e pasigurt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë