Tetovë: Prindërit e nxënësve në “Kirili dhe Metodi”, të frikësuar për sigurinë e fëmijëve

    Me kthimin e nxënësve në shkollë, filluan kokëçarjet për prindërit e fëmijëve të cilët mësojnë në shkollën fillore “Kirili e Metodi” në Tetovë.

    Nuk është zgjidhur problemi i pikë kalimit, ku shpesh si pasojë e vozitjes së shpejtë pësojnë nxënësit.

    Në oborrin e shkollës, takuam Sefedin Cekën. Ai ka tre mbesa dhe çdo ditë i dërgon dhe i merr nga shkolla, sepse vet nuk mund ta kalojnë rrugën për shkak të nuk kalojnë rrugën ku vozitjet janë tejet të shpejta.

    “Edhe pse jam në moshë skam çbëj, patjetër vij marr njërin sjell tjetrin, sepse ajo rruga është me rrezik. U vendos semafor po shpesh nga tre muaj edhe nuk punon. Nuk respektojnë rregullin në hall jemi me këtë rrugë. Jemi me shpi në lagjen tjetër, por është lodhje për mua kjo, në shi në borë duhet me ardh. Edhe pse ndonjëherë punojnë semaforët, por kot, nuk i respektojnë.  Të paktën policia të jetë në këtë rrugë sepse është në pyetje jeta e fëmijëve”, tha Sefedin Ceka, banor.

    “Rruga është katastrofale tani për tani, nuk ka kushte për ti lëshuar fëmijët vetë të vijnë në shkollë. Jemi të detyruar vetë të vijmë ti sjellim e ti marrim sepse është rrezik nuk bëjnë kujdes aspak edhe shoferët”, tha një banor tjetër.

    Drejtoresha e Shkollës “Kirili dhe Metodi” në Tetovë, Sihana Kaba thotë se disa herë ka alarmuar në komunë për rrezikun.

    “Ky problem është i kamotshëm. Shumë shpesh janë marrë nisma për të bërë mbi kalim por këto kanë mbetur vetëm fjalë dhe vepra asnjëherë s’ka pas. Besojmë që kjo strukturë e komunës do bëj diçka për sigurinë e nxënësve tonë, që të mos vij deri tek përsëritja e asaj që ka ndodhur. Këtu duhet të intervenohet një orë e më parë”, theksoi Sihana Kaba, drejtoreshë e Sh. F. “Kirili e Metodij”.

    U drejtuam në komunën e Tetovës, nga ku u premtua se, këtë vit do bëhet zgjidhja e këtij problemi shumë vjeçar.

    “Sipas analizave dhe konsultave me ekspertët e urbanizmit, kemi vendosur që aty të bëjmë rreth rrotullim që do i plotësoj kushtet për një qarkullim më të lehtë dhe të sigurt për qytetarët. Ne veçmë kemi porositur projektin për atë rreth – rrotullim dhe i njëjti do të ndërtohet brenda këtij viti”, u shpreh Albi Qamili, shef i kabinetit të kreut të komunës.

    Shkolla fillore “Kirili e Metodi” në Tetovë është ndër shkollat më të mëdha me mbi 1000 nxënës, ndërkohë që në rrugën pranë saj, po thuajse çdo vit, pësojnë nxënës nga vozitja e shpejtë./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shtyhet referendumi për largimin e lojërave të fatit në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    DASh: Ndryshimet e fundit në Kodin Penal mund të groposin ambiciet e vendit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë