DASh: Ngecje në zbatimin e Ligjit të shtetësisë

    Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin vjetor i ka vendosur theks të veçantë mos zbatimit të Ligjit për shtetësi të miratuar në vitin 2020 me të cilin u lehtësuan procedurat për pajisje me shtetësi. Sipas raportit, përveç çalimit të ligjit, qindra persona në shtet mbeten akoma pa shtetësi si pasojë e mos posedimit të certifikatave të lindjes, ndërsa mbi 200 persona mbeten akoma të panjohur juridikisht apo kategori fantom ashtu siç i trajnon sistemi vendas.

    Pavarësisht vërejtjeve, Agjencia për Siguri Kombëtare edhe sot si shumë herë deri tani nuk kishte një përgjigje për ngecjet e kërkesave për shtetësi dhe përgjigjet negative të njëpasnjëshme. Sot institucioni që bën vlerësimin e shkallës së rrezikshmërisë për personat që kërkojnë statusin shtetas në Maqedoni të Veriut, nuk kishte përgjigje në pyetje e Alsat: Sa është numri i mendimeve pozitive ndaj kërkesave për shtetësi nga 15 dhjetori 2022 deri më 15 mars 2023, periudhë e cila i referohet drejtorit të ri të ASK-së,

    Zarko Milloshevski dhe sa është numri i kërkesave të mbetura në procedurë si pasojë e mos veprimit nga ana e ish drejtorit Viktor Dimovski? Deri në këto momente nuk morëm asnjë përgjigje. Së fundi, për herë të tretë i është refuzuar shtetësia Mirvete Limanit, banuese në Sopot të Kumanovës, bashkëshortja e Shaban Limanit, ish ushtar në tri luftëra të UÇK-së. Në arsyetimin që familja Limani e ka pranuar nga Ministria e Brendshme më 17 mars thuhet se Mirvete Limani nuk i plotëson kushtet ligjore për shtetësi dhe se kërkesa e saj refuzohet. Jo zyrtarisht mësohet se në sirtarët e ASK-së kanë ngecur qindra kërkesa për shtetësi, një pjesë e madhe e tyre të trashëguara nga ish DSK-ja dhe koha e Dimovskit i cili kishte vazhduar avazin e mos procedimit të shtetësive mbi arsyen kryesore të potencuar: rrezikshmëria ndaj shtetit.

    Në kapitullin për lidhjen me shtetin dhe statusin shtetas të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është përmendur skandali me shtetësinë e spiunit rus-oligarkut ukrainas, Oleksander Onishçenko. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Muaji i Ramazanit, qytetarët ankohen për çmimet

    Lajmi i rradhës

    Nuk është e vërtetë se në raportin e fundit të Freedom House, “po biem në shkallën e demokracisë”?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë