Nuk është e vërtetë se në raportin e fundit të Freedom House, “po biem në shkallën e demokracisë”?

    Më 13.03.2023, në emisionin e Radio Lider “Espresso me Zllatevin dhe Bocevskin”, deputeti Dragan Kovaçki deklaroi se kemi rënë në listën e raportit të fundit të Freedom House për demokracinë: “Ja, nëse jemi demokraci, e nuk jemi demokraci, shihni edhe në raportin e fundit të Freedom House, ne kemi rënë sërish në listë, tani jemi një vend bile edhe më poshtë se vitin e kaluar. Pra, ne biem në shkallën e demokracisë…”.

    Mirëpo, në periudhën kur është bërë deklarata ishte aktual raporti i Freedom House për “Lirinë në botë në vitin 2023”, për të cilin më tepër media raportuan se vendi ka avancuar për një pozitë. Në këtë raport, Maqedonia e Veriut ka 68 pikë, ndërsa në raportin për vitin 2022 ka 67 pikë. Pra, në vitin 2023, vendi mori 1 pikë më shumë se vitin e kaluar.

    Përndryshe, Freedom House e rendit nivelin e qeverisjes demokratike në një raport tjetër – “Kombet në tranzicion”. Raporti i fundit “Kombet në tranzicion 2022” tregon se Maqedonia e Veriut ka marrë 47 nga 100 pikë, njësoj si në raportin e vitit 2021. Në vitin 2020 vendi kishte 46 pikë, në vitin 2019 – 45 pikë, në 2018-tën – 44 pikë, ndërsa në vitin 2017 – 43 pikë.

    Në disa vitet e fundit, Freedom House nuk regjistron rënie për Maqedoninë e Veriut as në raportet “Liria në botë”, e as në raportet “Kombet në tranzicion”. Prandaj, është i pavërtetë pohimi i Kovaçkit se sipas raportit të fundit të Freedom House “po biem në shkallën e demokracisë”. /IMA/

    Lajmi Paraprak

    DASh: Ngecje në zbatimin e Ligjit të shtetësisë

    Lajmi i rradhës

    Kritikat e Uashingtonit për korrupsionin në vend, po hasin në vesh të shurdhër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë