DASH: Sali Berishës i ndalohet hyrja në SHBA

    Departamenti i Shtetit i SHBA-së u ka ndaluar hyrjen në territorin amerikan ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të gjerë, njofton REL.

    Në deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, thuhet se Berisha, në cilësinë e tij zyrtare, në veçanti si kryeministër i Shqipërisë, ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike.

    Sipas, DASH-it, ish-kryeministri shqiptar, ka përdorur pushtetit të tij për përfitimet dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij.

    Rrjedhimisht, u është ndaluar hyrja në SHBA, Berishës, bashkëshortes së tij, Liri Berishës, djalit të tij, Shkelzen Berisha dhe vajzës, Argita Berisha Malltezi.

    “Këta individë nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratë.

    Shtetet e Bashkuara e arsyetojnë vendimin me faktin se, i njëjti është në vazhdën e riafirmimit të përkrahjes së SHBA-së, për reformat kryesore politike dhe institucionet demokratike të Shqipërisë.

    “Me shpalljen e këtij vendimi, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucioneve dhe zyrtarëve publikë të Shqipëris”, thuhet në deklaratën e Blinken.

    Shtetet e Bashkuara theksojnë gjithashtu se në kurriz të hetimeve të pavarura, Berisha përmes retorikës së tij, ka treguar se është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes dhe aleatët e tij.

    Sali Berisha ka qenë president i Shqipërisë nga viti 1992 deri më 1997. Më pas ai ka mbajtur edhe postin e kryeministrit nga viti 2005 deri më 2013.

    Lajmi do të përditësohet.

    Lajmi Paraprak

    Prokuroria ka hapur edhe një hetim ndaj Rashkovskit, ka marrë nga 500 euro tarifë mujore prej një këshilltari qeveritar

    Lajmi i rradhës

    Mijallkovi del nga burgu?! Jep garancë prej 10.8 milionë eurove

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë