Ish-sekretari i Qeverisë, Dragi Rashkovski prej një bashkëpunëtorit të qeverisë, i cili ka qenë i angazhuar me honorar, prej të ardhurave mujore prej 80 mijë denarëve, në të njëjtën kohë më i paguari nga të gjithë, për çdo muaj ia ka marrë nga 500 euro, ka zbuluar Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, përcjell Nistori.
Për Rashkovskin dhe dy të dyshuarit e mëparshëm për prokurim të paligjshëm të softuerit, ku MPB-së nuk i duhej në atë kohë, prokuroria ka hapur një hetim tjetër, për një softuer tjetër të blerë në mënyrë të paligjshme.
“Tre nga katër të dyshuarit tashmë kanë kryer edhe dy vepra tjera penale, për të cilat prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka lëshuar urdhër të ri për kryerjen e një hetimi kundër tre personave. I dyshuari i parë akuzohet se në periudhën 2017-2019, gjatë zbatimit të procedurës për prokurim publik, i ndihmuar nga dy të dyshuarit e tjerë, e ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar. Gjithashtu, i dyshuari i parë me paramendim i ndihmuar nga i dyshuari i dytë në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2021 ka marrë për vete fitim të paligjshëm në shumë të madhe me të cilën të dy kanë kryer veprën “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit sipas nenit 353 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal. Në periudhën 2017-2019-të, i dyshuari i parë, si person zyrtar gjatë zbatimit të procedurës për prokurorime publike duke i shfrytëzuar momentet e njëjta, me paramendim ka kryer dy veprime me ndihmën e dy të dyshuarve të tjerë. Me veprimet e para në kundërshtim me parimin e kursimit, efikasitetit dhe shfrytëzimit efikas të mjeteve publike, operatorit ekonomik i kanë mundësuar që të marrë pjesë në procedurë për furnizim publik dhe të nënshkruajë marrëveshje me vlerë prej 6.455.816, përfshirë 18% TVSH” thonë nga Prokuroria.
Në të njëjtën kohë, ekipi i hetuesve zbuloi se pa u respektuar dispozitat e Ligjit për Prokurime Publike, në gjysmën e dytë të vitit 2017, pa një procedurë tenderimi, i dyshuari i parë Dragi Rashkovski ka kryer pagesa për arsye të ndryshme në ndërmarrjen e të dyshuarit të tretë, gjithsej 168,100 denarë ose 2,720 euro. Kështu, ai ka dëmtuar buxhetin e Maqedonisë së Veriut në vlerën e përgjithshme prej 6,623,916.00 denarë.
Përndryshe Dragi Rashkovski u dorëhoq më 14 prill, për çka informoi publikun përmes një postimi në Facebook. /Nistori/