Dashtevski: KShZ mund të funksionojë edhe me gjashtë anëtarë

    Kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski, deklaroi sot se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mund të funksionojë edhe me gjashtë anëtarë dhe se kjo është në përputhje me Rregulloren e punës.

    “KSHZ-ja mund të funksionojë me gjashtë anëtarë sepse kërkohet shumica e votave në KShZ, dhe sipas Rregullores mund të funksionojmë me gjashtë anëtarë në mënyrë shumë solide. Natyrisht, do të ishte e dobishme për ne nëse zgjidhet anëtari i shtatë dhe këtë ua lë në dorë organeve kompetente, përkatësisht Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Ne nuk mund të ndërhyjmë në këtë”, tha ai.

    I pyetur nëse janë konsultuar me kryetarin e Kuvendit për kompletimin e KShZ-së, ai me përgjigje se kjo çështje është e rregulluar me Kodin Zgjedhor.

    “Ka ligj dhe duhet vepruar sipas ligjit, ndaj nuk kemi çfarë të themi. Nëse ndërhyjmë, do të thotë se nuk po veprojmë sipas ligjit, sepse nuk është detyra jonë t’u themi se çfarë të bëjnë. Dhe nga ana tjetër, do të na ishte e dobishme nëse ai do të vijë, e nëse nuk vjen, përsëri gjithçka që duhet bërë do të zbatohet në nivelin më të lartë”, tha Dashtevski, duke përsëritur se vendimet e marra nga KShZ-ja deri në zbatimin e procesit zgjedhor do të jetë legjitim edhe me gjashtë anëtarë.

    Lajmi Paraprak

    “A s’je ti në burg a?”, deputetja bën shaka kur sheh Pal Lekajn në Komision

    Lajmi i rradhës

    Mbi 20 mijë punonjës të Fondit Shëndetësor rrezikohen të ngelin pa rroga!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë