“Data nuk është sfida e vetme, fillimi i negociatave mund të jetë fillimi i vuajtjeve”

    Caktimi i datës për negociata me BE-në nuk është sfida e vetme me të cilën do të përballemi, por e rëndësishme është vetë korniza e negociatave, tha Zoran Neçev nga Instituti për Demokraci në emisionin “360 Gradë”. Sipas tij, korniza e negociatave mund të kthehet në telashe të reja për vendin tonë.

    “Nuk duhet të shpejtojmë drejtë asaj – a do të fillojnë negociatat. Është shumë e rëndësishme çfarë do përmbajë korniza  e negociatave, edhe nëse ka interes politik për fillimin e negociatave. Nëse kompromisi që duhet të bëjmë me Bullgarinë shkon deri aty sa të shkaktojë zhgënjim dhe mosbesim të plotë nga ana e qytetarëve maqedonas, atëherë vetë fillimi i negociatave do të jetë fillimi i vuajtjeve dhe dëshpërim gjithnjë e më i madh dhe refuzim nga qytetarët maqedonas ndaj BE-së dhe procesit të zgjerimit”, thotë Neçev.

    “Nga konkluzionet e fundit është zhdukur fjala – këtë vit në pjesën e Maqedonisë së Veriut, përdoret vetëm emri i gjatë, ndryshe nga të gjitha vendet e tjera, pra nuk ka qëndrim të unifikuar. Kjo mund të lidhet me kërkesat bullgare. Unë asnjëherë nuk munda të gjej të përdoruret mbiemri – maqedonas. Gjithnjë e më shumë, për shkak të presionit nga disa shtete anëtare fqinje, ky mbiemër po shmanget. Shohim se disa gjëra që dalin nga kërkesat bullgare, plotësojnë njëra-tjetrën në konkluzionet”, shtoi Neçev.

    Lajmi Paraprak

    Perimet që mund t’i mbillni në dimër

    Lajmi i rradhës

    Çfarë mund të bëni për të zhvilluar inteligjencën e fëmijës suaj?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë