Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

    Pas kronikës së Alsat M për mosdhënie të nënshtetësisë të vëllezërve nga Kumanova Ramadan dhe Imer Azizi, ka reaguar deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti. Dauti thotë se kushdo që nuk e zbaton ligjin, duhet të përgjigjet penalisht, përcjell Nistori.

    Sipas Dautit, për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja dhe parashtresa nuk duhet të jepet më vonë se gjashtë muaj, sepse një gjë të tillë e garanton ligji.

    “Dy janë momentet që duhet potencuar për byrokratët që guxojnë të jenë mbi ligjin:

    1. Personat që kanë jetuar deri më 8 shtator 1991 në territorin e Republikës së Maqedonisë, marrin shtetësi vetëm me njërin nga dokumentet e përcaktuara. Pra, Agjencionit për Siguri Kombëtare-ANB, nuk i kërkohet mendim.
    2. Edhe po të jetë parashtruar kërkesa nga “i huaj” për të cilët duhet të jep mendim ANB-ja, ai mendim nuk duhet të jepet më vonë së gjashtë muaj sepse me ndryshimet e fundit të ligjit thuhet: “Organi i cili vendos për paragrafin 1 pika 8 të ketij neni (fjala është për ANB- në) miraton vendim në afat prej gjashtë muajve pas parashtrimit të kërkesës së të huajit” .” – shkruan Dauti në FB.

    Ramadan Azizi është i martuar dhe shtetësia nuk i është mundësuar as përmes bashkimit familjar, duke iu mohuar padrejtësisht mbi tri baza ligjore si: i lindur në këtë vend, duke plotësuar kushtin ligjor të qëndrimit si dhe përmes bashkimit familjar. Fëmijët e tij kanë shtetësi falë bashkëshortes. Ndërkohë vëllai i tij është invalid i dy luftërave, në betejën e Koshares dhe në vitin 2001 në Tetovë. Në mungesë të sigurimit shëndetësorë dhe punësimit, ekzistencën e sigurojnë me punë private. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Zelensky: Rusia, “shtet terrorist”

    Lajmi i rradhës

    Populizmi i Ramës dhe fundi i “Ballkanit të Hapur”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë