Dauti: VLEN ka edhe vota të VMRO-së, nuk mund të thirret në votat e pastra shqiptare

    E ftuar në DailyClick, Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët tha se koalicioni VLEN nuk mund të thirret në votat e pastra shqiptare pasi sipas saj, brenda koalicionit ka edhe vota të komunitetit maqedonas dhe VMRO-SË, përcjell Nistori.

    “Këtu qëndron jonormaliteti, sepse askush nuk mund të thirret në pastërti të votave sidomos ni koalicion si VLEN i cili brenda, në numrin e votave të veta ka vota të VMRO-së dhe komunitetit maqedonas”, tha Ilire Dauti.

    Dauti tha se po pretendohet të paraqitet si normale që humbësit po hynë në institucione duke thënë se kanë fituar legjitimitetin por Dauti tha se këtë të fundit e caktojnë numrat pas zgjedhjeve dhe tha se numrat janë të qartë.

    Ilire Dauti për Arben Taravarin: është totalisht i dështuar, mori përgjigjen nga qytetarët

    “Është totalisht i dështuar”, kështu tha në DailyClick Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët për Arben Taravarin.

    Dauti tha se ne mandatin e dytë si kryetar komune, Taravari ka dështuar dhe për këtë ka marrë përgjigje nga qytetarët pasi siç tha, ka humbur edhe qytetin dhe lagjen e tij.

    “Kur ka bërë punë të mira, kush do që ka bërë punë të mira unë nuk kam hezituar edhe të them sikurse nuk mundem të hezitojë edhe tani dhe të them që në mandatin e dytë si kryetar komunë është totalisht i dështuar dhe mori përgjigjet nga qytetarët, ai humbi në qytetin e vet dhe ka humbur edhe në lagjen e vet, humbi në nivel republikan dhe ai mori përgjigjen”, tha Dauti.

    Nuk pres gjëra të mira nga kjo Qeveri

    “Unë nuk pres diçka që do të ndodhë e mirë për sa kohë ia kanë nisur keq”, kështu tha Ilire Dauti pasi sipas saj, ende pa filluar mirë, ka filluar keq.

    Dauti tha pasi ëahtë dorëzuar programi qeverisës, do ta analizojnë më detaje dhe do të kenë paraqitjet e tyre por nuk u shpreh optimiste ndërkohë tha se udhëheqësit nuk mund të tallem dhe t’i neglizhojnë shqiptarët.

    “Nuk mund të pretendosh të jesh udhëheqës në një shtet ku dihet përbërja etnik dhe ti të tallesh, të neglizhosh dhe të mohosh një kategori qytetarësh siç janë shqiptarët”, tha Dauti.

    Dauti: Mickoski nuk mund të sillet si kapadai, edhe pse ka fituar 58 mandate

    Deputetja e ASh vlerësoi se klasa politike duhet  t’i lërë inatet por t’i thërras mendjes që siç tha, nuk ka nevojë për tregim muskujsh ndërkohë që për Hristijan Mickoskin tha se pse ka fituar 58 mandate nuk mund të sillet si kapadai.

    “Klasa politike këtu duhet t’i thirrë mendjes dhe t’i lë të gjithë këto inate, tregim muskujsh njëri-tjetrit se kush sa ka fitu e çka ka fitu se ai paska fituar 58 mandate dhe mund të sillet tani si kapadai më shtet. Vetëm kryeministrit kjo gjë nuk i ngjanë”, tha Dauti.

    Për emërimin e Ivan Stollkoviqit në krye të ministrisë për Bashkësitë, Ilire Dauti tha se duhet të ketë reagime të rrepta nga ana e VLEN-it pasi sipas saj, një person që ka një të kaluar si Stollkoviq nuk mund të jetë udhëheqës i ministrisë.

    Përveç tjerash, Dauti tha se kjo është një provokim dhe shtoi se po habitet me qetësinë që kanë nga koalicioni VLEN përveç se një deklarimi se ne nuk e përshëndesin. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    A po shkon turizmi shqiptar, atje ku Edi Rama dëshiron?!

    Lajmi i rradhës

    Qeveria aktuale po largohet pa paguar obligimet financiare zgjedhore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë