Deanoski: Qeveria të kuptoj se kjo është vija e kuqe

    Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Organeve Gjyqësore (SPOGJ), Trpe Deanoski në emisionin e “360 gradë”, deklaroi se bashkë me Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkojnë rritje të pagave për 2.806 denarë dhe sipas tij Qeveria duhet të kuptoj se kjo është vija e kuqe dhe kthim pas nuk ka.

    “Kemi disa kërkesa dhe mendoj se Qeveria duhet të kuptoj se kjo është vija e kuqe.

    Kërkesa e parë e dini edhe vetë, kur bisedohej për pagën minimale kërkuam rritje graduale të pagave. Gjatë bisedave me ministrin dhe me ministrat e tjerë të Qeverisë dhe me kryeministrin na bindën se ky buxhet për shkak të krizës ekonomike nuk do të mund ta përballoj, bashkë me ministrin e Shoqërisë Informatike me iniciativë të tij u kërkua rritje prej 3000 denarëve dhe kjo nuk kaloi, tani kemi kërkesë tonën, bashkë me Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë rritje për 2.806 denarë”, tha Trpe Dejanovski, kryetar i SPOGj.

    Lajmi Paraprak

    Sulejman Rexhepi: Muhamed Zeqiri ka qenë servil i qarqeve kundër shqiptare dhe kundër islame

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti: Nuk ka pengesë nga partitë maqedonase për heqjen e “20%” nga Kushtetuta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë