DEBAT I ULËT NË KUVENDIN E RMV DHE FJALIME PA ARGUMENTE

    Në shkallë prej 1 deri në 10-të, vlerësimi për cilësinë e debatit në Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për gjysmën e dytë të vitit 2022 është 5,7. Këtë e tregoi vëzhgimi i Institutit për Demokraci në periudhën korrik-dhjetor 2022. Në fokus ishin diskutimet që kanë të bëjnë me pikat nga rendi i ditës që bien në fushat e sundimit të ligjit, të drejtat e njeriut dhe demokraci.

    Edhe përskaj përmirësimit të mirë në krahasim me periudhën janar-qershor 2022 (5,6), raporti për këtë periudhë tregon nivel të ulët të cilësisë së debatit dhe e përsërit konkluzionin se ekziston hapësirë për përmirësim të ndjeshëm.

    “Kryesisht shihet përmirësim i mirë i argumentimit nga ana e pjesëmarrësve në diskutimin në Kuvend, në krahasim me periudhën e kaluar të vëzhgimit janar-qershor 2022. Folësit në 39% prej fjalimeve të tyre nuk kanë pasur argumente, në 54% kanë argumentuar dobët. Një ose më shumë argumente janë vërejtur në 7% nga diskutimi. Në këtë periudhë të raportimit, në diskutimet e vëzhguara nuk është vërejtur ndryshim të qëndrimeve te deputetët, as për shkak argumenteve më të mirë ta folësit, as për shkak arsyeve të ndryshme”, theksojnë nga IDSCS.

    Kur bëhet fjalë për marrëdhënien e deputetëve ndaj personalitetit të kolegëve të tyre nga parti tjetër politike në 17% të diskutimeve është treguar respekt që është më i lartë se vëzhgimin e kaluar kur kishte vetëm 1%.

    Sipas raportit në diskutime më aktiv kanë qenë deputetët e opozitës, të cilët kanë marrë pjesë në 63% në diskutimet e vëzhguara, derisa deputetët e pushtetit kanë marrë pjesë në 37%. Më së shpeshti për fjalë janë paraqitur dhe më së gjati kanë mbajtur fjalim Bojan Stojanoski dhe Gordana Siljanovska Davkova.

    Ndryshe, Instituti për Demokraci prej qershorit të vitit 2014-të e ndjek cilësinë e debatit në Kuvend dhe punën e Kuvendit në përgjithësi. Në janar të vitit 2020, ka filluar cikli i katërt i monitoringut, në kuadër të Programit për mbështetje parlamentare, e cila mbështetet nga Qeveria e Zvicrës. Ky projekt zbatohet në partneritet me Institutin Nacional Demokratik (NDI) dhe Qendrën me Menaxhim me Ndryshime.

    Lajmi Paraprak

    Faturat për janarin, dyfish më të larta

    Lajmi i rradhës

    Avokati i Popullit: Gazetarët duhet respektuar dhe institucionet duhet të jenë sa më transparente për bashkëpunim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë