Debati i nxehtë për buxhetin në parlamentin e Turqisë përfundon me grushta – gjithçka filloi pas një debati rreth një biznesmeni turk të arrestuar në Austri

    Debati për buxhetin në parlamentin turk ka përfunduar me sherr mes deputetëve.

    Gjegjësisht, derisa po diskutohej për buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pati një përleshje mes deputetëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet dhe partisë kryesore opozitare, Partisë Popullore Republikane (CHP).

    Një deputeti i CHP-së iu drejtua ministrit të Brendshëm, Suleyman Soylus gjersa e pyeti për Sezgin Baran Korkmaz, një biznesmen turk që është i burgosur në Austri, i cili përballet me një sërë akuzash në Turqi dhe SHBA, duke përfshirë pastrim parash, ryshfet dhe mashtrim, raporton sozcu.

    Duke ndërhyrë mes të dyve, nënkryetari i grupit parlamentar të CHP-së dhe nënkryetari i CHP-së, Veli Agbaba, u përpoqën të qetësonin situatën, por ishte e kot.

    Më shumë deputetë iu bashkuan debatit, i cili u përshkallëzua në fjalosje dhe ofendime verbale. Pas sharjeve të ndërsjella të deputetëve, filloi edhe qërim i hesapeve me grushtime. Më pas seanca u ndërpre. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Çekia do të vendosë 150 ushtarë në kufi mes Polonisë e Bjellorusisë

    Lajmi i rradhës

    Fotografitë më të veçanta të vitit 2021

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë