Debatin për rishikimin e buxhetit, deputetët e zëvendësuan me akuza dhe vërejtje procedurale

    Deputetët bënë një sërë akuzash të ndërsjella për atë se cila qeveri si ka punuar më mirë për qytetarët.

    Dita e fundit e debatit të përgjithshëm, para se të fillojë shqyrtimi i amendamenteve të dorëzuara, debatin për rishikimin e buxhetit e zëvendësuan me vërejtje procedurale dhe akuza të ndërsjella.

    Për pushtetin në vitet kur ishte VMRO-DPMNE-ja, qytetarët kanë qenë në krizë më të rëndë.

    “Ju nuk po e ndihmoni këtë vend, nuk keni bërë absolutisht asgjë për këtë vend gjatë qeverisjes suaj. Një nga ju le të dalë dhe të tregojë çfarë keni bërë, në atë kohë në 2013 dhe 2014 keni marrë kredi për të ndërtuar gjëra të panevojshme dhe joproduktive, papunësia ka qenë 33 për qind dhe deficiti ka qenë më i madhi, ja këtë e keni bërë”, tha Daniela Koleva- deputete e LSDM-së.

    Për opozitën, kriza në të cilën ndodhet vendi është tipar i keqqeverisjes së LSDM-së në vitet e fundit.

    “Ju jeni person tipik dhe një familje tipike nga e cila njerëzit e thjeshtë po ikin nga ky vend. Me dru dhe gurë kundër pushtetit të kaluar, por ju si person jeni punësuar në kohën e VMRO DPMNE-së dhe kryetari ju ka dhënë vendim. Për ju nuk ka krizë, gjithçka është në rregull. Qeveria është super”, u shpreh Ljupço Prenzov- deputet i GROM-it.

    Nga e hëna pritet që deputetët të nisin debatin për 204 amendamentet e dorëzuara për rishikimin e buxhetit.

    Ndër amendamentet e paraqitura është edhe kërkesa e Federatës së Sindikatave për rritje të pagave në administratë për 2800 denarë.

    Nga rishikimi i buxhetit varen edhe masat e reja të paralajmëruara për ndihmë për qytetarët dhe ekonominë, të cilat Qeveria paralajmëroi se do të miratohen pas miratimit në Kuvend. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pritet të rriten gjobat për tregtarët që kanë rritur çmimet e produkteve

    Lajmi i rradhës

    Shtrenjtohet çmimi i naftës për dy denarë më shumë

    Lajme tjera

    Greva e lidhur nyje

    Qindra mijëra nxënës në Kosovë mbeten jashtë shkollave, në ditën kur do të duhej të niste java e…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë