Pritet të rriten gjobat për tregtarët që kanë rritur çmimet e produkteve

    Publikimi i emrave të kompanive, ndalimi për kryerjen e veprimtarisë apo mbyllja e plotë e kompanisë, janë vetëm disa nga gjobat e reja më të rënda që po përgatiten si zgjidhje ligjore që duhet të gjendet në seancën e qeverisë javën e ardhshme.

    Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot nuk deshi të japë detaje rreth propozim- ligjit, kështu që, kabineti i tij ka dërguar vetëm deklaratë me shkrim ku thuhet se me ligjin e ri do të dihet saktë se cilët zinxhirë të shitoreve punojnë me nder dhe cilët kanë bërë keqpërdorime.

    “Sipas zgjidhjes aktuale ligjore, gjoba mund të arrijë në 5000 euro dhe tash e tutje gjobat nuk do të jenë vetëm në të holla. Ka kompani që fitojnë deri në 80 % për produkte të caktuara dhe mund të paguajnë  gjobë dhe vazhdojnë të njëjtën praktikë të pandershme. Tani, me zgjidhjen e re, ata do të përballen me lloj tjetër të dënimit”, thonë nga Ministria e ekonomisë.

    Jo vetëm për produktet ushqimore bazë, qytetarët ankohen se pothuajse në të gjitha tregjet çmimet e produkteve janë shumë të larta.

    “Gjithçka është shtrenjtë, buka, vaji, qumështi”, thotë një qytetar.

    “Duhet të merren masa, të mbrohen qytetarët. Akcizat për karburantet dhe tarifat e ushqimit duhet të ulen”, shprehet një qytetar tjetër.

    Gjatë ditës së djeshme, Inspektorati i tregut doli në terren për të kontrolluar nëse janë ulur çmimet e disa produkteve ushqimore bazë.

    “Pas reagimeve të ashpra në opinion se disa prej produkteve ushqimore kanë çmime të reja më të larta nga fillimi i këtij muaji, kur praktikisht nuk vlen masa për ngrirjen e marzhave, inspektorët dolën në terren. Në lidhje me çmimet, janë zbuluar shumë keqpërdorime nga tregtarët dhe inspektorët kanë shqiptuar rreth 30 gjoba”.

    Sipas informacioneve zyrtare, shporta konsumatore për një vit është rritur për mbi 4000 denarë dhe nga fillimi i vitit shpenzimet për blerjen e produkteve dhe shërbimeve bazë ushqimore janë shtrenjtuar për 3000 denarë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski konfirmon takim me partnerët e koalicionit për të riafirmuar qëndrimin për zgjedhjet parlamentare

    Lajmi i rradhës

    Debatin për rishikimin e buxhetit, deputetët e zëvendësuan me akuza dhe vërejtje procedurale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë