Defekt në ujësjellësin e Zhelinës, po punohet intensivisht në saninimin e pompave kryesore

    Fshati Zhelinë nga mesnata ka ngelur pa ujë, për shkak të një defekti të ujësjellësit në Zhelinë. Nga NPK Zhelinë thonë se defekti qëndron te pompat kryesore, por punohet intensivisht për riparimin, përcjell Nistori.

    “Të dashur qytetarë të komunës së Zhelinës. Ju informojmë se që nga orët e mesnatës përballemi me problemin e sanimit të defektit të ujësjellësit në Zhelinë. Kemi konstatur një defekt më të madh te pompat kryesore dhe jemi duke dhënë maksimumin që sa më parë të fiksojmë këtë problem. Andaj apelojmë te të gjithë qytetarët e Zhelinës që të kenë durim deri në sanimin e këtij defekti”, shkruan NPN Mirëmbajtja – Komuna e Zhelinës.

    Drejtori i NPN Mirëmbajtja, Suad Alili tha se ekipi i mirëmbajtjes është në terren nga periudha e mesnatës dhe fillimisht po pastrohet uji, e më pas një ekip nga Shkupi do të duhet ta rregullojë pjesën elektrike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nëse RMV e prish kontratën me “Austria Casino”, rrezikon të paguajë dëmshpërbim prej 160 milionë euro

    Lajmi i rradhës

    SHKELJE TË NORMËS DREJTSHKRIMORE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë