Defender 21 në Zall Herr, trupat amerikanë dhe shqiptarë operojnë sot në kantiere

    Defender 21 është zhvendosur këtë të premte në Zall Herr.

    Trupat amerikanë dhe shqiptarë do të operojnë në dy kantierë në këtë zonë. Një për ndihmë në komunitet, ku mjetet e ushtrisë do të ndihmojnë në shtrim rruge dhe tjetri në një ushtrim simulues për gjetjen e minave në rrugë.

    Paralelisht Defender po zhvillon dhe ato që quhen ditët e hapura. Shfaqje të hapura për publikun do të jepen sot në Vlorë, ndërsa të dielën në Tiranë.

    “Pas identifikimit të minave do të jenë ushtarakët shqiptar ato që do të bëjnë nxjerrjen e tyre,” – sqaroi Gjylmi, ndërkohë që shtoi se pajisja për dedektimin e minave i takon ushtrisë amerikane.

    Janë rreth 28 mijë ushtarë të vendeve aleate me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por stërvitja e sotme ka vetëm ushtarë shqiptar dhe amerikan. /Euronews/

    Lajmi Paraprak

    Gjuha shqipe shpërfillet edhe nga ministrat shqiptarë

    Lajmi i rradhës

    Kush ishte kameramani i parë që dokumentoi ngjarjet më të rëndësishme në RMV dhe botë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë