Dehari: në Malin Sharr, gjenden mbetje nga më të ndryshmet

    Drejtori i parkut kombëtar “Mali Sharr” akuzoi Komunat e Tetovës, Tearcës, Jegunocit, Bogovinës e Vrapçishtit për mos efikasitet të zgjidhjet e problemit me grumbullimin e mbeturinave përgjatë parkut kombëtar.

    Ibrahim Dehari tha se në Malin Sharr, gjenden mbetje nga më të ndryshmet.

    “Vitin e kaluar pati një aksion dhe pjesërisht u pastruan këto por problemi është se të njëjtat vazhdojnë të rikthehen ashtu siç ishin më parë. Pse ndodh kjo? Në disa raste kemi edhe të dhëna se deponitë që ishin më herët me mbetje urbane, kthehen dhe nga qyteti vazhdojnë të hidhen lart. Apelojmë komunat që të bëjnë grumbullim ditor që të mos ndotet ambienti jetësor. Ne si institucion i jemi drejtuar komunës së Tetovës me kërkesë të veçantë që në këto fshatra të vendosin sistem për mbetjet, por ende nuk kemi përgjigje. Apelojmë për bashkëpunim për ta zgjidhur këtë ndotje të malin Sharr”, tha Ibrahim Dehari, drejtor i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”.

    I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i komunës së Tetovës. Nga atje kërkuan që drejtori i parkut kombëtar të mos merret me politikë ditore por të bëj punën e tij pasi sipas tyre mbledhja apo pastrimi i deponive nëpër malësi, është punë e Ministrisë së Ekologjisë dhe Parkut Kombëtar.

    “Për pastrimin e deponive që janë në malin Sharr, kompetencat i ka Ministria e Ekologjisë dhe vetë drejtoria e parkut kombëtar. Komuna e Tetovës ka ingerencë për pastrimin e mbetjeve në komunën e Tetovës dhe rrethinë dhe këtë punë e bën NPK, ndërsa pjesa tjetër i takon drejtorisë dhe ministrisë”, theksoi Besarta Ramadani, zëdhënëse e komunës së Tetovës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Taravari – Kovaçevskit: respektoni vendimet legjitime të ASh-së

    Lajmi i rradhës

    Mesazhet e Grubit drejtorëve të BDI “mos pranoni asnjë vendim nga Fatmir Mexhiti”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë