Deklarata e Uka Alitit, zjarrfikës

    Uka Aliti nga njësiti zjarrfikës i Tetovës në një deklaratë për media u shpreh se ai bashkë me ekipin e tij të zjarrfikësve kanë bërë përpjekje maksimale për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish.

    “Ende nuk dihet numri i saktë i viktima që kemi nxjerr mbrëmë nga spitali modular në Tetovë, stafi mjekësor na ka ndihmuar shumë poashtu edhe shumë qytetarë të tjerë duke rezikuar veten e tyre. Në vendngjarje kemi arritur pas katër minutave ku vetëm një detonim kemi arrituar të dëgjojmë nga rryma elektrike, thuhet që ka pasur edhe një detonim tjetër edhe nga oksigjeni por oksigjeni nuk është si forcues që zjarri të përhapet. Me mjete të caktuara kemi marr zjarrin në kontrollë. Organet e hetuesisë janë duke hetuar rastin se çfarë e shkaktoi zjarrin, ata janë kompetent dhe do të japin deklaratë në këtë drejtim. Se ky objekt a kishte sisitem kundër zjarrit nuk kemi pasur kohë të kontrollojmë, kemi pas fokusin të marrim zjarrin në kontrollë të mos kaploj obkjektet tjera”, deklaroi Aliti, përcjell Nistori.

    Disa banorë kishin vërrejtur se ka patur vetëm një makinë për shuarjen e zjarrit ku pastaj dhe maikina tjera po jo ne funksion të mirë, jo aktive, sa është kjo e vërtetë “Po është e vërtetë por qytetarët nuk kan pa si shkak se ne kemi hyrë me dy automjete por kur e hetuam se zjarri ka kapluar të gjithë objektin modular atëher njërën makinë e kemi nxjerr në anën tjetër ku dhe dyshimi i qytetarëve është i skatë, përndyshe kemi intervenuar me shtatë makina kundërr zjarrit”, deklaroi zjarrfiksi Uka Aliti. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ministria e Shëndetësisë me detaje rreth rastit tragjik në kovid-qendrën në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Kjo tragjedi nuk mbahet mend, flasin dëshmitarët okular

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë