Ministria e Shëndetësisë me detaje rreth rastit tragjik në kovid-qendrën në Tetovë

    Gjatë zjarrit në kovid-qendrën ka pasur 26 pacientë: 14 kanë vdekur, 12 janë lënduar

    Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka dalë me detaje në lidhje me zjarrin tragjik, që mbrëmë shpërtheu në kovid-qendrën në Tetovë.

    Nga ministria thonë se gjatë kohës së zjarrit, në këtë qendër ka pasur gjithsej 26 pacientë, prej të cilëve 14 kanë ndërruar jetë, ndërsa 12 të tjerët janë në mjekim në Spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

    “Në kovid-qendrën në Tetovë gjatë shpërthimit të zjarrit ka pasur gjithsej 26 pacientë, prej të cilëve 14 kanë ndërruar jetë, ndërsa 12 janë duke u mjekuar në Spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Nuk ka viktima nga stafi mjekësor, por disa janë me lëndime të lehta”.

    “Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllime tek familjarët e të vdekurve dhe keqardhje të thellë për këtë ngjarje tragjike. Gjatë ditës do të informojmë për të gjitha detajet e reja, ndërsa bëjmë thirrje tek mediat dhe qytetarët që t’i shpërndajnë vetëm informacionet zyrtare dhe të përmbahen nga spekulimet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Ndryshe, Prokuroria sot njoftoi se disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së, për të përcaktuar identitetin e tyre./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Komuna e Tetovës shpall tre ditë zie për ngjarjen tragjike

    Lajmi i rradhës

    Deklarata e Uka Alitit, zjarrfikës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë