Del lista e deputetëve që votuan kundër nismës për daljen e Shqipërisë nga “Ballkani i Hapur”

    Nënkryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka publikuar sot listën e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që kanë votuar kundër kërkesës së opozitës për daljen e vendit nga nisma “Ballkani i Hapur”.

    Lista kryesohet nga Kryeministri Edi Rama dhe vazhdon me deputetë të tjerë të Partisë Socialiste. Ata kanë votuar kundër përfshirjes së një amendamenti të propozuar nga deputetët e opozitës në rezolutën për mbështetjen e Ukrainës që u votua në Kuvend të hënën.

    Deputetët e grupimit të Sali Berishës dhe LSI-së kërkuan që Kuvendi i Shqipërisë të përfshijë në rezolutë kërkesat për daljen e Shqipërisë nga nisma “Ballkani i Hapur” si dhe për dënimin e qëndrimit të Serbisë për çështjen e Ukrainës.

    “Këta deputetë nuk do të harrohen kurrë! Edhe ditën kur Serbia doli hapur pro Rusisë agresore e pushtuese dhe kundër Parlamentit Evropian, BE-së, NATO-s dhe ShBA-së, këta deputete votuan kundër amendamentit për daljen e menjëhershme nga “Ballkani i Hapur””, ka thënë Vasili në një njoftim në rrjetet sociale.

    ”Ballkani i Hapur” është thjesht një pazar i pisët ruso-sllav mes Vucic dhe Ramës kundër paqes, kundër Ukrainës, kundër Kosovës, kundër Shqipërisë”, ka shtuar Vasili.

    Lajmi Paraprak

    Vendet anëtare të BE-së, pajtohen për një pako tjetër të sanksioneve kundër Rusisë

    Lajmi i rradhës

    Nuredini: Energji për ngrohje do të kemi mjaftueshëm edhe për vitin e ardhshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë