Nuredini: Energji për ngrohje do të kemi mjaftueshëm edhe për vitin e ardhshëm

    Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini në paraqitjen e tij të sotme siguroi se vendi aktualisht ka sasi të mjaftueshme me naftë dhe gaz, energji kjo që siguron ngrohje për qytetarët. Nuredini theksoi se Qeveria është angazhuar që të sigurojë energji të mjaftueshme për vitin e ardhshëm.

    “Ky është një problem global dhe edhe gjendja me energjinë është globale për momentin. Normalisht keni dëgjuar se BE është duke ulur importin e energjisë, gazin dhe naftën nga Rusia dhe normalisht jemi bashkë me atë në të njëjtën gjendje. Ideja nuk është që të përdorim çdo material për t’u ngrohur. Ne si Qeveri po përgatitemi për të ardhmen, të mendohemi që të kemi mjaftueshëm energji për ngrohje në dimrin e ardhshëm. Tani për tani po fokusohemi në gjendjen e sotshme se kemi edhe pika të cilat duhet të qartësohen. Për momentin gazin dhe naftën e kemi të siguruar sipas të dhënave nga Qeveria dhe besoj se energji për ngrohje do të kemi mjaftueshëm edhe për vitin e ardhshëm”, deklaroi mes tjerash Nuredini. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Del lista e deputetëve që votuan kundër nismës për daljen e Shqipërisë nga “Ballkani i Hapur”

    Lajmi i rradhës

    PADIA E GJYQTARËVE NDAJ AKTIVISTËVE, PËRPJEKJE PËR TA HESHTUR KRITIKËN

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë