Delegacioni i BE-së në Shkup: glorifikimi i kriminelëve të luftës nuk ka vend në një shtet që synon anëtarësimin në BE

    Delegacioni i Bashkimit Evropian (BE) në Shkup iu përgjigj letrës së paraqitur nga tetë organizata të shoqërisë civile nga Maqedonia e Veriut në lidhje me njoftimin publik nga Drejtori i Agjencisë për Ushtrimin e të Drejtave të Komuniteteve, Dalibor Kitanoviq, raporton Anadolu.

    Sipas organizatave të shoqërisë civile, Delegacioni deklaroi se është plotësisht në dijeni të rastit, po ndjek nga afër zhvillimet dhe tashmë ua ka përcjellë qëndrimin e tij autoriteteve kompetente.​​​​​​​​​

    “Qëndrimi i Bashkimit Evropian për Ratko Mladiqin është i qartë – madhërimi i kriminelëve të luftës nuk ka vend në vendet që i përkasin BE-së ose aspirojnë të bëhen anëtarë të saj”, thuhet në përgjigje.

    Aty theksohet se Bashkimi Evropian është themeluar mbi respektin për dinjitetin njerëzor, lirinë, demokracinë, barazinë dhe mosdiskriminimin.

    “Në përputhje me këto vlera themelore, nuk ka vend në shoqërinë evropiane për të mbështetur mohimin e gjenocidit, as për të lavdëruar personat e dënuar ligjërisht për krime lufte para Tribunalit të Hagës dhe pasardhësit të tij ligjor”, thuhet në përgjigje.

    Lajmi Paraprak

    Këta janë 82 deputetët që votuan Gjykatën Speciale, sot krerët e UÇK-së gjykohen në Hagë (Dokument)

    Lajmi i rradhës

    Sa u shtrenjtuan benzina dhe nafta në Europë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë