Çifti rus që u largua nga Rusia për jetën në det

    “Mbaruan ‘ditët’ e luftës, tash filluan ‘vitet’ e saj. Kudo që shkojmë, është e pamundur që ta harrojmë realitetin dhe katastrofën në të cilën të gjithë ne jemi përfshirë”, shkroi Arseny Vesnin në Twitter.

    Arseny Vesnin dhe e dashura e tij, Ksenia, në jahtin e tyre Oikumena.
    Arseny Vesnin dhe e dashura e tij, Ksenia, në jahtin e tyre Oikumena.

    Gazetari nga Shën Petersburgu, Vesnin dhe e dashura e tij, Ksenia, (e cila nuk deshi t’i publikohet emri i plotë), janë duke jetuar në jahtin e tyre të vogël, i quajtur Oikumen, emër nga greqishtja e vjetër me kuptimin aty ku qytetërimi ekziston për më shumë se një vit.

    Oikumena e ankoruar në një gji në Mesdhe.
    Oikumena e ankoruar në një gji në Mesdhe.

    Këtë “shtëpi”, Vesni e bleu pak para pushtimit të plotë rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

    Arseny Vesnin dhe e dashura e tij, Ksenia.
    Arseny Vesnin dhe e dashura e tij, Ksenia.

    Historiani i pasionuar kishte synuar të realizonte një film për udhëtimin e heroit mitik grek, Odiseut, nga Troja në Itaka përgjatë bregut të Mesdheut.

    “Kur lufta filloi, të gjitha planet tona ndryshuan. Dëshira për ta realizuar filmin për Odiseun nuk e ka peshën që dikur e kishte… Gjithashtu u bë e ditur se nëse kryen punë gazetareske me dinjitet dhe paanshmëri, ekzistonte rreziku që të burgoseshe. Prandaj ne vendosëm që të largoheshim”.

    Arseny Vesnin mban një pankartë ku shkruan "Hands of Journalists" në një protestë në Shën Petersburg, para se të largohej nga Rusia.
    Arseny Vesnin mban një pankartë ku shkruan “Hands of Journalists” në një protestë në Shën Petersburg, para se të largohej nga Rusia.

    Para pushtimit të Ukrainës nga forcat ruse, Vesnin kishte qenë duke punuar për Ekho Moskvy dhe Radion Ekho Peterburga. Në mars të vitit 2022, këto media u mbyllën dhe shumë media tjera të pavarura filluan të largoheshin nga Rusia, për shkak të ligjeve të reja që lufta në Ukrainë të mos vlerësohet si luftë.

    Oikumena përshkon brigjet e Mesdheut.
    Oikumena përshkon brigjet e Mesdheut.

    Disa ditë pas fillimit të pushtimit dhe mbylljes së stacioneve të radios ku punonte Vesnin, çifti udhëtoi për në Athinë, ku anija e tyre ishte e vendosur. Përpjekja e tyre për të regjistruar dhe siguruar anijen hasi në vështirësi, pikërisht për shkak të pasaportave të tyre ruse.

    “Më në fund, ne regjistruam anijen tonë dhe vendosëm flamurin e Malajzisë”, kujton Vesnin.

    Ksenia duke drejtuar jahtin Oikumena.
    Ksenia duke drejtuar jahtin Oikumena.

    Mirëpo, kur afati i vizës Shengen ishte duke i përfunduar, çifti u nis për në Turqi. Ky rrugëtim me anije u kthye në diçka epike për lundruesit pa eksperiencë.

    “Na zuri stuhia dhe u dëmtua varka, u kapa për litar dhe mundohesha disi që ta balancoja anijen. Ksenia ishte duke më shikuar mua, pastaj e kuptuam që kishim shumë pak naftë”, tregon Vesnin.

    Tutje ai vazhdon, “Tani po mundohemi t’u shmangemi stuhive, siç thotë një thënie ‘një kapiten i mirë shkon në kafe kur ka stuhi”.

    Nekropoli Myra në Turqinë jugore fotografuar nga Arseny Vesnin.
    Nekropoli Myra në Turqinë jugore fotografuar nga Arseny Vesnin.

    Vesnin thotë se nuk ka armiqësi ndaj rusëve në Turqi, pasi njerëzit në jug të vendit janë më të shqetësuar për çështjet e brendshme.

    Vesni tregon një bisedë me një qytetar turk:

    “Ju hipni në një taksi dhe shoferi ju pyet: ‘A është i mirë Putini?’”.

    “Jo, Putini do të thotë luftë. Ai është i keq”.

    “Uau! Dhe ne mendonim se Putini ishte i mirë”.

    Tutje, rusi thotë, “Zona është kryesisht bujqësore. Këtu priren të mos kenë interes për politikën dhe në vend të kësaj, kultivojnë portokall, shegë dhe limon”.

    Vesnin duke riparuar jahtin.
    Vesnin duke riparuar jahtin.

    Vesnin ka pasur mundësi të vazhdojë gazetarinë e tij teksa ishte në Mesdhe, duke përfshirë transmetimet për kanalin e mirënjohur YouTube “Searching For A Way Out”.

    “Unë e filloj transmetimin nga jahti. Shumë njerëz komentojnë duke thënë ‘Ja ku je i ulur në jaht’, por unë e di se cilat janë rrethanat”, shprehet gazetari.

    “Po, unë jam duke ndenjur në një jaht. E çfarë tash? Së pari, Oikumena jonë nuk është në asnjë mënyrë jahti i [oligarkut rus Roman] Abramovich. Për sa i përket kostos, mund të krahasohet me një apartament të lirë në Moskë ose Shën Petersburg. Pra, kujt i intereson se ku jam unë?”, thotë ai.

    Oikumena e ankoruar në një gji në Turqinë jugore.
    Oikumena e ankoruar në një gji në Turqinë jugore.

    Këtë verë çiftit do t’i skadojnë lejet e qëndrimit; nuk është e sigurt nëse ajo mund të zgjatet. Vesnin thotë se procedura dikur ka qenë e thjeshtë, por shumë aplikime tani janë refuzuar.

    “Disa pretendojnë se Putini ishte përgjegjës për dëbimin e rusëve nga Turqia nga Recep Tayyip Erdogan. Por, unë nuk mendoj kështu. Besoj se ka të bëjë me fluksin e fundit të emigrantëve”, thotë Vesnin. “As rusët nuk janë aspak të vetmit. Ka iranianë dhe irakianë që po merren me çështje shumë më të këqija”.

    Ksenia duke gatuar brenda jahtit.
    Ksenia duke gatuar brenda jahtit.

    “Për shkak të fluksit të fundit të emigrantëve, çmimet e banesave janë rritur dukshëm ndonjëherë edhe katërfishohet”, thotë Vesnin.

    “Turqve nuk u pëlqen kjo. Erdogan duket se po dërgon sinjalin se Turqia është për turqit, para së gjithash, dhe pastaj për vizitorët dhe migrantët”.

    Çifti rus me jahtin e tij në mbështetje të Ukrainës.
    Çifti rus me jahtin e tij në mbështetje të Ukrainës.

    Ata kanë disa mundësi nëse çifti nuk është në gjendje të zgjasë lejen e qëndrimit. Sipas Vesninit, ata po e konsiderojnë shkuarjen në Qipron Veriore, Tunizi ose në Malin e Zi.

    Ata, madje, mund të udhëtojnë përtej Atlantikut.

    “Ekziston një rregull që nëse arrini me det mund të qëndroni pothuajse në çdo ishull të Karaibeve”, thotë Vesnin.

    Jahti i çiftit rus një buzëmbrëmje.
    Jahti i çiftit rus një buzëmbrëmje.

    Gazetari beson se kthimi në Rusi tani do të ishte një gabim.

    “Askush nuk përfiton nga burgosja”, pohon ai. “Dhurimi i donacioneve për kauzat e Ukrainës është i më e mirë. Kthimi në Rusi do të jetë i mundur një ditë, por nuk jam i sigurt se kur dhe si do të ndodhë”.

    “Dhe më zhgënjyes është fakti se është krejtësisht jashtë kontrollit tim. Por, një ditë errësira do të kalojë. Rusia do ta humbasë këtë luftë. Do të shfaqen mundësi që të bëhet diçka për ta kthyer vendin tonë në një drejtim tjetër”.

    “Tani është e rëndësishme për rusët që emigruan të shpëtojnë veten, të ruajnë mendjet, instinktet e tyre, në mënyrë që të kuptojnë se kur do të vijë ai moment”. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Delfinët refugjatë nga Ukraina argëtojnë fëmijët rumunë

    Lajmi i rradhës

    Si të dallosh manipulimet e inteligjencës artificiale?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë