Demiri: Kjo qeveri nuk do ta ketë gjatë, shqiptarët nuk mund të presin asgjë

    Abdush Demiri nga Lëvizja Besa në “Rruga drejt…”, thekoi se shqiptarët nuk mund të presin asgjë nga kjo qeveri e cila sipas tij nuk ka legjitimitet dhe është jetëshkurtër.

    Demiri madje kritikoi kalimin e ministrave nga një resor në një tjetër duke i quajtur ata të “gjithëdijshëm”.

    Sipas tij kjo qeveri udhëhiqet nga nj kryeminsitër i cili nuk ka marr mandat nga qytetarët në zgjedhje të drejtpërdrejta.

    “Duke marrë parasysh faktin e se kjo qeveri udhëhiqet nga një kryeministër i cili nuk e ka marrë mandatin dhe legjitimitetin nga zgjedhjet paraprake, po është rezultat i kombinatorikave të çuditshme dhe pazareve të ndërsjellëta të aktorëve politik të cilët e përbëjnë qeverinë, të cilët pësuan fiasko në zgjedhjet e fundit lokale. Duke marrë parasysh jo konsistencën e aktorëve politikë brenda asaj qeverie ku kemi ndryshime qëndrimesh prej 180 shkallëve, prej nga pozicioni iniciator për rrëzimin e qeverisë, pas dy javësh vetë përfundojnë, do të thotë bëhen pjesë e qeverisë. Duke marrë parasysh faktin dhe kuadrot përbërëse të qeverisë të cilët kërcejnë nga një resor në resor tjetër duke aktruar të gjithëdijshmit, lirisht mund të themi se shqiptarët nuk mund të presin diçka nga kjo qeveri pasiqë nuk e ka legjitimitetin dhe si të tillë, qytetarët nuk mund të presin që kjo qeveri të zgjidh problemet”, tha Demiri.

    Demiri, idenë e kryeministrit të parë shqiptar e vlerëson si një gënjeshtër të madhe të BDI-së. Sipas tij BDI-ja gjatë gjithë kohës promovonte kryeministrin shqiptar, ndërsa shqiptarëve u dhanë dy kryeministra maqedonasë.

    Ai madje përkujtoi BDI-në për humbjen e zgjedhjeve lokale në Pollog, duke nënvizuar se goditja e radhës edhe më e madhe pason në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    “Ideja e kryeministrit shqiptar është gënjeshtra më e madhe elektorale e cila ka ndodhur në kampanjën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Nuk e dimë, ata në vend që të na japin kryeministrin shqiptar, na dhanë dy kryeministra maqedonas, dhe qytetarët më janë të lodhur nga gënjeshtrat e njëpasnjëshme të BDI-së, dhe nga zgjedhjet e fundit elektorale BDI nga zgjedhje në zgjedhje po tkurret. Goditjen e morri në Pollog ku e humbi Gostivarin dhe Tetovën dhe në zgjedhjet e ardhshme pritet që t’i jepet goditja përfundimtare dhe fitues do të del opozita shqiptare”, tha Demiri. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    ARBITRI

    Lajmi i rradhës

    Alternativa nuk kursen BDI-në: Ideja e kryeministrit shqiptar, mashtrim elektoral

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë