Demiri për grevën e specialistëve: në këtë moment ka prapavijë politike, pas zgjedhjeve do të shqyrtohen kërkesat e tyre

    Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri kërkon durim nga mjekët specialistë, të cilët nëpërmjet grevës kërkojnë paga më të larta.

    Ai thotë se kërkesat e tyre në këtë periudhë kanë prapavijë politike, përcjell Nistori.

    “I kam pranuar në takim specialistët dhe bëmë një krahasim se cili ishte pozicioni i tyre para vitit 2017 dhe çfarë është tani. Ka një ndryshim të madh që deri në vitin 2017 nuk kanë pasur të ardhura, kanë pasur 0 të ardhura. Nuk them që të ardhurat aktuale janë të kënaqshme, dua që të barazohen me të ardhurat e një specialisti që është i punësuar në një institucion shëndetësor publik, por kjo kërkon buxhet dhe ribuxhetim, që nuk mund të realizohet tani para zgjedhjeve”.

    “Të ardhurat e tyre për tre muaj mjaftojnë për të paguar këstin e specializimit, pa përfshirë të ardhurat që marrin si kompensim për detyrën. Sigurisht që kjo nuk gjenerohet nga një dëshirë e thjeshtë për të përmirësuar statusin e tyre social, të ardhurat ekonomike, por gjenerohet edhe nga prapavijë politike. Pavarësisht presionit që mund të bëjnë mbi publikun, ky është realiteti. Pse nuk janë të kënaqur kur bëjmë një krahasim kaq drastik? Pse kërkesat e tyre po inicohen tani është shumë indikative. Duhet të kenë durim”, tha Demiri.

    Ndryshe, mjekët specialistë tashmë ditë me radhë janë në grevë nëpërmjet së cilës kërkojnë rritje të pagave, e cila për momentin është 26 mijë denarë./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Osmani për hoxhën që ia puthi dorën: shprehu respekt ndaj duarve të një kirurgu, jo ndaj një politikani

    Lajmi i rradhës

    “MMPT”: Vazhdon zhvatja e tetovarëve nga “Saubermacher”, faturat e reja do të rëndojnë edhe më tej gjendjen e qytetarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë