Demiri pjesë e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Botërore të Agjencive Publike të Punësimit (WAPES)

    Drejtori i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Abdush Demiri sot mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës Botërore të Agjencive Publike të Punësimit (WAPES) që u mbajt on-line nëpërmjet platformës së ueb-konferencës KUDO, njofton Nistori.

    Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut është pjesë e Shoqatës Botërore të Agjencive Publike të Punësimit nëpërmjet së cilës shkëmben njohuri dhe përvoja me 80 shtete në botë që janë anëtare të kësaj organizate. WAPES ushqen vlerat e transparencës, mundësive të barabarta, qasjes dhe cilësisë së lartë të shërbimeve, të cilat janë prioritet në punën e APRMV-së.- u pa në njoftimin e bërrë nga Agjencia e Punësimit të RMV- së. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    MPB do të kujdeset për sigurinë në EURO 2020

    Lajmi i rradhës

    Projektligji për shtetësi, Komisioni pritet të mblidhet javën tjetër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë