Dënime të ashpra nëse gjuani me armë zjarri nëpër dasma

    Nëse gjuani me armë zjarri apo fishekzjarrë të paautorizuara, përkatësisht përdorni mjete të ndryshme piroteknike, do të gjobiteni për këtë lloj kundërvajtjeje, edhe atë sipas nenit 31 varion nga 200 deri në 500 euro, po ashtu varësisht nga pasojat, gjuajtja mund të jetë dhe vepra penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, për të cilin është paraparë dënim me burg prej një deri në pesë vjet (neni 288 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë), njofton Nistori.

    “Dy muajt e ardhshëm, korrik dhe gusht, janë planifikuar dhe do të organizohen një numër i madh i dasmave dhe festave të tjera në hapësirën e gjerë të Pollogut. Festimet e tilla vitet e fundit, pak a shumë, janë karakterizuar me çrregullime të herëpashershme të rendit dhe qetësisë publike, më së shpeshti me gjuajtje me armë zjarri apo fishekzjarrë të paautorizuara, përkatësisht me përdorimin e mjeteve të ndryshme piroteknike. Me qëllim të parandalimit me kohë dhe parandalimit efektiv të këtyre dukurive, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë u bën thirrje qytetarëve që të përmbahen nga të shtënat me pistoleta apo armë të tjera, si dhe nga organizimi i paautorizuar i fishekzjarreve, të cilat së fundi janë bërë përmbajtje të detyrueshme për dasma, gjegjësisht praktikë në këtë zonë.” – thonë nga SPB Tetovë.

    Çka parasheh ligji?

    Të shtënat me armë janë në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike dhe gjoba për këtë lloj kundërvajtjeje sipas nenit 31 varion nga 200 deri në 500 euro, po ashtu varësisht nga pasojat, gjuajtja mund të jetë dhe vepra penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, për të cilin është paraparë dënim me burg prej një deri në pesë vjet (neni 288 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë).

    Si duhet të veprojnë qytetarët, përkatësisht dasmorët?

    Qytetarët udhëzohen gjithashtu që fishekzjarrët e dasmave të raportohen në komisariat apo repartet e zonës ku organizohen, në varësi të kategorisë së tyre dhe organizatorët të zbatojnë me kohë masat parandaluese të përcaktuara. E njëjta gjë vlen edhe për festat e tjera që do të organizohen në raste të ndryshme.

    Sektori për Punë të Brendshme Tetovë në muajt në vijim do t’i përforcojë dukshëm aktivitetet kontrolluese në drejtim të zbulimit dhe sanksionimit të shkeljeve të tilla të rendit dhe qetësisë publike dhe do të veprojë konkretisht dhe efektivisht, për çka këto ditë po mbahen mbledhje të shumta të këshillave grupet e qytetarëve dhe bashkësitë lokale dhe urbane në Pollog. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Reformat në media – tre hapa përpara, dy hapa mbrapa

    Lajmi i rradhës

    Halili: Ndryshimi i Kushtetutës nuk duhet të jetë kusht për hapjen e negociatave me BE-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë