Dënime të larta për punëdhënësit që nuk do ta respektojnë ditën e dielë si ditë jo-pune

    Punëdhënësit të cilët nuk do ta respektojnë ligjin për punë, me të cilin parashihet që e diela të jetë ditë jo pune, do të ballafaqohen me ndalesë për punë në afat prej 15 ditëve dhe kallëzim penal.

    Drejtoresha e Inspektoratit të Tregut, Aneta Simeska Dimoska për TV21 thotë se gjobat për shkelësit do të jenë të larta.

    “Varësisht nga lloji i tregtarit, lëviz prej 800 deri në 10 mijë euro për personat juridikë dhe nga 50 euro deri në 500 euro për personin përgjegjës që është pjesë e personit juridik, dhe për tregtar individual gjoba lëviz prej 150 deri në 250 euro, megjithatë ky i fundit mund të punojë vetëm nëse punon pronari”, tha ajo.

    Lajmi Paraprak

    NTP Shkup përballet me borxhe, autobusë të pasigurt për transport dhe kushte jo të përshtatshme për punë

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët e Maqedonisë: Jetë më të mirë vetëm jashtë vendit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë