DËNIMET GJATË PANDEMISË | A do të falen shkelësit e masave?

    Pikëpamjet e deputetëve të shumicës qeverisëse janë të ndara nëse duhet të miratohet ligji për amnisti për shkelësit e masave kudër virusit korona apo jo. Jozyrtarisht, bëhet fjalë për rreth 3.500 raste të personave që janë dënuar me gjoba të larta për shkak të mosrespektimit të masave kundër virusit korona gjatë pandemisë dhe rreth 90 për qind e tyre janë raste sociale.

    Grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit janë koordinuar sot, por ende nuk ka marrëveshje nëse do të dorëzohet projektligji për amnisti në Kuvend. Dilemat e shumicës parlamentare janë se çfarë efekti do të sjellë amnistia për shkelësit nëse do të ketë një epidemi apo pandemi të re dhe si në një rast të tillë do t’u kërkohet qytetarëve të respektojnë masat për të luftuar sëmundjen. Dilema e dytë është se përse gjykata lejoi që një numër i madh i shkelësve të protokolleve të Kovid-it të vuanin dënimin me burg në vend të parave. Ka rezistencë ndaj asaj që do të shkaktonte amnistia, sidomos te deputetët-mjekë.

    Nga ana tjetër presidenti, Stevo Pendarovski është për zgjidhje sistematike për atë kategori të qytetarëve. Kjo do të thotë se nuk do të ketë falje individuale të shkelësve, por amnisti.

    Statistikat thonë se afërsisht 80 qytetarë kanë qenë duke vuajtur dënim me burg për shkak shkeljes së masave kundër virusit korona. Nga LSDM-ja thonë se thotë se nëse votohet, ligji i propozuar do të quhet amnisti për shkelësit e protokolleve të COVID-19, por në fakt do të thotë ndryshim i gjobës dhe dënimit me burgim me kusht. Ligji do të mbulonte vetëm personat fizikë. Ai nuk do të zbatohet për restorantet, kafenetë, kompanitë dhe personat e tjerë juridikë që kanë shkelur protokollet shëndetësore gjatë kohës së virusit korona.

    Qytetarët që kanë paguar tashmë gjobat nuk do ju kthehen mjetet. Nëse ligji i propozuar merr pajtim nga Qeveria, shumica do të kërkojë mbështetje edhe nga opozita dhe ligji i propozuar do të miratohet me procedurë të shkurtuar. LSDM nga ana tjetër po ashtu frikësohet se nëse propozojnë ligj për amnisti për shkelësit e masave COVID, opozita do ta aktualizojë edhe një herë kërkesën për amnisti për 27 prill.

    As nga një pjesë e partnerëve të koalicionit të LSDM-së nuk ka marrëveshje për amnisti të mos respektuesve të protokolleve të COVID-19. Deputetja Monika Zajkova tha për media se mendimi i saj personal është që parimi i mosndëshkimit të mos vendoset me zgjidhje ligjore.

    “Një numër i madh qytetarësh kanë respektuar masat gjatë pandemisë me virusin korona. Nëse shkelësit e protokolleve të COVID-19 amnistohen gjatë disa masave të reja në të ardhmen, qytetarët nuk do të kenë si t’ju marrin seriozisht për t’i respektuar. Edhe gjatë pandemisë së Covid-it, masat janë zbatuar në mënyrë selektive, sepse ka pasur komuna në të cilat orën policore nuk e kanë respektuar. Prandaj nuk duhet t’i ndjekim, por mund të bëhet me sanksion kundërvajtës për të mos shkaktuar sistem mossanksionesh, pabarazi apo drejtësi selektive”, thotë Zajkova.

    Dilema të ngjashme ka edhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve dhe deputetja Maja Moraçanin. Ajo thotë se së pari dëshiron të dëgjojë argumentet pse duhet amnisti për atë kategori qytetarësh dhe së dyti – si ka ardhur në një situatë ku një numër i madh i shkelësve, në vend që të jenë përgjegjës financiarisht, duhet të shkojnë në burg.

    “Gjatë pandemisë është insistuar për respektim të rreptë të masave. Nëse miratohet një amnisti, si në të ardhmen gjatë një pandemie, masat që do të vendosen nuk do të merren seriozisht nga qytetarët. Dhe së dyti, dua të dëgjoj argumente se si gjyqësori u fut në një situatë ku kaq shumë shkelës nuk u ankuan fare, nuk shkuan në gjykatë dhe paguanin një gjobë dhe tani duhet të shkojnë në burg. Nëse gjykata merr një vendim të tillë, atëherë gjykata duhet të lihet jashtë Kuvendit. Rezulton se gabimet e gjykatës tani duhet të korrigjohen nga Parlamenti. Nuk them që ata njerëz të shkojnë në burg, ndoshta nuk kanë dalë në gjyq se shumica kanë qenë raste sociale, por le të dëgjojmë argumentet”, thotë Moraçanin.

    Ndryshe, sipas të dhënave të Gjykatës Themelore Penale Shkup, vitin e kaluar 138 persona janë dënuar me gjobë nga neni 206 i Kodit Penal për “mosrespektim të protokolleve shëndetësore në kohë pandemie”. Pasi nuk kanë paguar gjobën e dhënë, gjoba është zëvendësuar me dënim me burg. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Pacientët me kancer në RMV përballen me mungesë të barnave dhe terapi të parregullt

    Lajmi i rradhës

    Diaspora infuzion ekonomik për Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë