Dënohet prifti dhe besimtarët të cilët u hodhën në ujë për të kapur kryqin në kohë pandemie

    Sipas vendimit të gjykatës të miratuar më 11 maj, prifti i cili hodhi kryqin në ujë, dënohet me gjobë prej 100 gjoba ditore prej 10 euro (615 denarë) ose dënim total prej një mijë euro (61,150 denarë). Besimtarët e tjerë që u hodhën në ujë për të kapur kryqin do të duhet të paguajnë 100 gjoba ditore prej 5 eurosh (307.5 denarë) ose gjithsej 500 qind euro (30,750 denarë). Të gjithë besimtarët së bashku detyrohen të paguajnë pesë mijë euro, përcjell Nistori.

    Besimtarët akuzohen për veprën penale “Mos veprim në përputhje me protokollet shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”, sipas nenit 206, paragrafi 1 të Kodit Penal, e lëshuar nga Prokuroria Themelore Publike – Manastir.

    Nëse të dënuarit nuk i paguajnë gjobat brenda 15 ditëve pas hyrjes në fuqi të vendimit, ata do t’i paguajnë me forcë dhe nëse kjo nuk është e mundur, ata do të dënohen me burg. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Provoni këto mënyra për lënien e duhanit

    Lajmi i rradhës

    Qindra qytetarë në Tiranë marshojnë kundër ngacmimeve seksuale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë