Deponia “Drislla” ka ndotur lumin në Batincë, përballet me me gjobë prej 120 mijë euro

    Ndërmarrja publike “Drislla” po përballet me dënim prej 110 deri 120 mijë euro, ndërsa drejtori me dënim prej gjashtë mijë euro pas mbikëqyrjes së kryer të jashtëzakonshme inspektuese, pas paraqitjes së qytetarëve nga fshati Batincë me ç’rast është konstatuar se në “Markova Reka” ka koncentrime më të mëdha të substancave ndotëse nga sasia e lejuar, njofton AIM, përcjell Nistori.

    Nga Qeveria sot informuan se mbikëqyrja e jashtëzakonshme inspektuese është kryer më 4 shtator dhe se vizuelisht është konstatuar se ka ndotje në “Markova Reka” me materie të lëngshme ngjyrë kafe, por nuk është ndjerë kurrfarë kundërmimi. Ditën e njëjtë nga ana e laboratorit të akredituar për mjedis jetësor “Euromak Kontroll” janë marrë mostra nga tre vende për analizë të ujërave nga “Markova Reka” dhe një mostër shtesë e parashtruar nga qytetarë nga Batinca, me ç’rast janë konstatuar koncentrime të substancave ndotëse mbi vlerat e lejuara kufizuese të cilat rrjedhin nga rrjedhja nga deponia.

    “Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor (ISHMJ) do të parashtrojë kërkesë për inicim të procedurës kundërvajtëse ndaj personit juridik NP Drislla Shkup dhe ndaj drejtorit, para Gjykatës themelore penale në Shkup për shkak të refuzimit të nënshkrimit të procesverbalit për marrëveshje nga ana e drejtorit të Ndërmarrjes publike për deponim të mbeturinave komunale Drislla Shkup, pas mbikëqyrjes së kryer të jashtëzakonshme”, thonë nga Qeveria.

    Lajmi Paraprak

    Paditet një inspektor policor në RMV në lidhje me vdekjen e një emigranteje

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Vuçiq në Bruksel na tha që Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve, por ai si diktator harron se epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë