Kurti: Vuçiq në Bruksel na tha që Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve, por ai si diktator harron se epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen

    Kryeministri i Kosovës në Facebook ka shkruar se Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë, përcjell Nistori.

    “Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës, por nga veglat terroriste të Serbisë. Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, ka shkruar Kurti.

    Ky reagim i Kurti vjen dy ditë pas luftimeve të policisë së Kosovës dhe grupit terrorist serb në fshatin Banjskë të Zveçanit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Deponia “Drislla” ka ndotur lumin në Batincë, përballet me me gjobë prej 120 mijë euro

    Lajmi i rradhës

    Zgjedhjet po afrohen, parti me bollëk!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë