Dyert e zyrës së thesarit në Gostivar rezultojnë të mbyllura

    “Që prej dy muajsh dyert e zyrës së thesarit këtu në Gostivar rezultojnë të mbyllura. Të gjitha institucionet këtu në Gostivar, janë në hall me pagesat, si të rrogave, kontributeve por edhe ndaj furnitorëve. Nuk kanë ku t`i paguajnë sepse, kjo zyrë, sipas tyre, nuk ka paguar qiranë nga Ministria e Financave dhe është larguar nga pronarët e këtij objekti. Ndërkohë që, këto pagesa, institucionet e Gostivarit, detyrohen t`i bëjnë në Tetovë, gjë kjo që rezulton me vonesa, si të rrogave po ashtu edhe të pagesave të cilat më pas kanë edhe penale”.

    Hallin më të madh e kanë shkollat fillore dhe të mesme. Shpesh ndodh që të vonohen rrogat, por edhe pagesat tjera, shkaku i mos punës së kësaj zyre.

    “Kanë problem me qiradhënësit nuk e kanë paguar qiranë dhe ai i ka larguar dhe për këto gjëra tash duhet të shkojmë deri në Tetovë. Problemin e kemi me rrogat nëse ka problem me një foli të një punëtori duhet të shkojmë dy apo tre herë deri në Tetovë, pastaj vonohen rrogat plus që kemi harxhime shtesë. Ministria e financave dhe ministri duhet ta merr pak më seriozisht se është gjë serioze kjo”, tha Mirsad Iseini- Drejtor i Gjimnazit të Gostivarit.

    Kreu i Gostivarit Arben Taravari thotë se problemi ekziston prej katër vitesh. Zyra rajonale edhe më herët nuk ka funksionuar siç duhet. Kjo zyrë ka vetëm një të punësuar, e cila kur shkon në pushime askush nuk punon aty. Taravari thotë se për problemin është e njoftuar edhe Ministria e Financave.

    “Është problem serioz, për të cilin e kemi informuar edhe Ministrinë për financa por asgjë, zakonisht nuk ka përgjigje prej ministrive dhe në këtë rast asgjë nuk është ndërmarrë prej ministrisë për financa”, u shpreh Arben Taravari- Kryetar i komunës së Gostivarit.

    Të pyetur në Ministrinë e Financave, janë shprehur se për këtë çështje do të përgjigjen deri të mërkurën. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Disa zakone të të ngrënit nga Serena Williams

    Lajmi i rradhës

    DEPONITË ILEGALE | Do të vendosen kamera për personat që ndotin mjedisin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë