Deponitë problem shqetësues në Maqedoninë e Veriut

    Foto: Ilustrim

    Edhe pse shoqatat qytetare dhe pushteti lokal në Dibër ndërmarrin aktivitete të shumta në mbrojtje të mjedisit jetësor së bashku me ndërmarrjen komunale, popullata vazhdon të ballafaqohet me deponitë e egra. Ata lindin si në pjesën periferike të qytetit ashtu edhe buzë bregut të Liqenit të Dibrës. Ky problem drejtpërdrejt ndikon negativisht në mjedisin jetësor në Dibër dhe rajon. Problemi i deponive të egra në të kaluarën por edhe sot është një problem shqetësues jo vetëm për qytetin e Dibrës por edhe për vendbanimet rurale. Pushteti lokal në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale “Standardi” e cila mirëmban edhe higjienën publike, në vazhdimësi ndërmarrin aktivitete për pastrimin e deponive të egra. Drejtori i ndërmarrjes, Burim Kaba thotë se punëtorët e ndërmarrjes komunale në vazhdimësi pastrojnë deponitë e egra.

    “Për fat të keq edhe përkundrejt këtyre aktiviteteve gjithmonë paraqiten deponi të egra. Në këtë drejtim dominojnë deponitë me materiale inerte. Ndërtuesit për fat të keq hedhin mbeturinat inerte në shumë pjesë të qytetit dhe kjo situatë vazhdon edhe sot. Për këtë situatë që shkakton shumë probleme në komunën e Dibrës kanë debatuar shumë herë edhe anëtarët e këshillit të Dibrës por edhe shoqatat qytetare. Qëndron fakti se ndërmarrja komunale dhe pushteti vendor në bashkëpunim edhe me shoqatat qytetare me aksione të ndryshme ekologjike kanë bë pastrimin e këtyre deponive por ‘të fuqishmit’ siç i quajnë dibranët vazhdojnë të hedhin mbeturina atje ku e kanë më lehtë por jo edhe në deponinë e qytetit meqë ajo gjendet pak më larg se vendet ku hedhen mbeturinat”, shprehet drejtori Kaba. Këto ditë autoritetet kanë pastruar deponitë e egra me mbeturina të materialeve ndërtimore. Bëhet fjalë për aktivitete që janë realizuar përsëri në afërsi të bregut të liqenit të Dibrës respektivisht në rrugën të asfaltuar që lidh qytetin me bregun e Liqenit. Reagimet e qytetarëve janë të shumta meqë shumë dibran pikërisht në këtë rrugë buzë liqenit rekreohen. Edhe pse mbeturinat inerte hidhen pothuajse çdo dit në këtë pjesë të Dibrës deri tani nuk ka informata se ndonjë nga personat ose firmat që hedhin mbeturinat është paditur.

    Në lidhje me problemin e mbeturinave të egra shoqatat qytetare thonë se kjo dukuri ka të bëjë edhe me vetëdijen e ulët të një pjese të popullatës. Problemi i deponive të egra është prezent në periferinë e qytetit, buzë liqenit të Dibrës por edhe në fshatrat e Dibrës. Në fshatin Kosovrast i poshtëm, aty ku në afërsi gjenden edhe banjat e Dibrës Capa, deponitë e egra paraqiten pothuajse çdo javë të cilët për fat të keq përfundojnë në ujërat e Lumit Radikë. Kjo ndodh edhe pse ndërmarrja komunale “Standardi”, pastron dhe mirëmban higjienën publike, por një pjesë e banorëve të këtij fshati ndotin ambientin jetësor. Shoqatat qytetare thonë se duhet të investohet edhe më tej në rritjen e vetëdijes të qytetarëve për të mirëmbajtur mjedisin jetësor të pastër por njëkohësisht kërkohet që edhe institucionet kompetente të fillojnë të padisin personat apo firmat të cilat me të drejt qytetarët i quajnë “të fortët”./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Marsh protestues | Avaja: Duam drejtësi, komuniteti romë është subjekt i dhunës në makinat e policisë

    Lajmi i rradhës

    Kanuni, “një botë e mbyllur”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë