Deputeti gjerman Roth: Bullgaria të njohë pakicën maqedonase

    Bullgaria duhet të njohë pakicën maqedonase, siç e njeh Maqedonia bullgarin, thotë deputeti aktual gjerman i Bundestagut dhe njëherit ish-ministër për Europën, Michael Roth, përcjell Nistori.

    Ai mesazhin e ka dërguar në rrjetet sociale dhe ka përshëndetur takimin e djeshëm të dy kryeministrave, Dimitar Kovaçevskit dhe Kiril Petkovit.

    “Është shumë mirë që kryeministrat e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut po takohen. Ashtu si Maqedonia e Veriut njeh pakicën bullgare, ashtu edhe Bullgaria duhet të zbatojë edhe një herë vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) dhe të njohë pakicën maqedonase në Bullgari. Asnjë vend në BE nuk duhet të vendosë për gjuhën dhe kulturën e një vendi tjetër”, ka shkruar Roth në Twitter.

    Nga partia “E majta” nëpërmjet një aksioni gueril dërguan mesazhin “Të drejtat europiane për maqedonasit në Pirin”. Sa maqedonas jetojnë në Bullgari, nuk ka të dhëna të sakta. “OMO Ilinden Pirin” vazhdimisht është ankuar se u është bërë presion që të deklarohen si maqedonas në regjistrime.

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski në takimin e tij të parë me homologun e tij bullgar Kiril Petkov në Shkup deklaroi se nga tani si hap i parë në epokën e re të marrëdhënieve të mira fqinjësore Bullgaria e pranon emrin e shkurtër kushtetues të Maqedonisë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Osmani: Brengosem për situatën brenda RMV-së, por edhe zvarritjen e situatës gjeo-politike në rajon

    Lajmi i rradhës

    LSDM: Është hapur një dritare e re bashkëpunimi mes RMV-së dhe Bullgarisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë